TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vendimi i disa komunave – parkingje falas për mërgimtarët gjatë verës

Disa komuna të Kosovës, si Mitrovica, Podujeva e Fushë Kosova, kanë vendosur që t’i lirojnë parkingjet e disa prej institucioneve falas gjatë verës për mërgimtarët. Këto hapësira tashmë kanë nisur të shfrytëzohen.

by Fëllënza Krasniqi
2 orë ago
0 0
A A

Numri i veturave me targa të huaja  që po hynë në këtë parking është rritur ndjeshëm ditëve të fundit.

Kjo meqë mërgimtarëve u është mundësuar parkimi i veturave në hapësirat e dedikuara për punonjësit e Komunës së Mitrovicës.

Vendimin e ka mirëpritur Ilmi Rushiti, që ka disa ditë që ka ardhur nga Finlanda në Kosovë.

“Këtë e kemi mirëprit shumë, kjo është e mirë për ne se  nuk qon peshë për një euro, dy apo tri për neve diçka, por është kjo shumë e mirë, faleminderit shumë për këtë respekt. Edhe disa shkolla i kishin bërë si parking për mërgimtarët kjo është shumë e mirë se pak qyteti i vogël e ngarkesë e madhe kjo është shumë e mirë”, shprehet Ilmi Rushiti – mërgimtar.

Përveç parkingjeve para dhe prapa objektit të komunës, në shfrytëzim mërgimtarët do t’i kenë pa pagesë edhe parkingjet në Palestrën “Minatori”, në Bibliotekën e Qytetit, në Muze, si dhe në disa shkolla.

“Mitrovica ka numër të madh të mërgatës e duke pasur parasysh se fluksi është goxha i madh gjatë verës, kryetari ka menduar që një një formë me liru pak trafikun po edhe në një formë tjetër me i jap hapësirë mërgimtarëve si shenjë respekti për kontributin e tyre të vazhdueshëm në Kosovë, të paktën një veprim simbolik të cilët do të i bëjë të vlerësuar. Nuk është ideja vetëm te kostoja financiare, por edhe largimi i kaosit të madh nëpër qendër të qytetit. Te gjitha këto parkingje të cilat janë afruar nga Komuna e Mitrovicës në dispozicion për mërgatën gjenden pikërisht në qendër të qytetit”, thotw Shkelzen Haliti nga Komuna e Mitrovicës.

Megjithatë, Shkëlqim Ibrahimi asamblist nga PDK-ja, thotë se kjo nuk është hera e parë që Komuna e Mitrovicës merr një vendim të tillë.

“Është vendim i mirë, është vendim tradicional që bëhet tash e disa vite edhe nga qeverisja paraprake kur ka qenë PDK-ja”, thotw ai.

Megjithatë, Ibrahimi thotë se këtë herë nuk e përkrahin plotësisht vendimin e kryetarit Faton Peci.

“Ne e kemi kundërshtuar, parimisht po them jo si vendim i gabuar, por si vendim populist vetëm çështjen e lirimit të hapësirave për gurbetqarët kur të vijnë ose mërgatën tonë të dashur te pjesa e parkingjeve institucionale që janë, sepse kjo mbetet vetëm çështje fjalësh ose propozim populist, pompoz sepse nuk ka hapësirë as për zyrtarët institucional të mjaftueshëm sesa edhe të lëshohet edhe për mërgatën tonë të dashur”, shprehet Ibrahimi.

Sikurse Mitrovica, edhe komuna e Podujevës dhe ajo e Fushë Kosovës kanë marrë vendim që të lëshojnë falas parkingjet e disa prej institucioneve publike gjatë verës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën dhe Abdixhikun të premten – ja oraret

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut.

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut.

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Auto Draft

Ferizajasit kërkojnë heqjen e emrit “Urosevac” nga dokumentet zyrtare: Është emër i pushtuesit

Rihapet Galeria Kombëtare

Rihapet Galeria Kombëtare

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën dhe Abdixhikun të premten – ja oraret

“Ditari” 09.07.2026

“Ditari” 09.07.2026

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut.

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut.

“Këndi i Debatit” 09.07.2026

“Këndi i Debatit” 09.07.2026

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën