TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Begaj nga Presheva: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve të Luginës në arenën ndërkombëtare

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Begaj nga Presheva: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve të Luginës në arenën ndërkombëtare

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka nisur vizitën e tij në Luginën e Preshevës me takime me përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të shqiptarëve të kësaj treve.

Gjatë qëndrimit në Luginë, Begaj u takua me kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e komunës së Bujanocit, Arbër Bajaziti, deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, si dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Enkel Rexhepi.

Në fokus të diskutimeve ishin shqetësimet e komunitetit shqiptar, forcimi i bashkëpunimit politik dhe projektet që synojnë mbështetjen e zhvillimit të rinisë në këtë zonë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Presidenti Begaj deklaroi se shqiptarët e Luginës së Preshevës jetojnë në trojet e tyre, por ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë.

“Vizitova sot Luginën e Preshevës, ku jetojnë shqiptarë në trojet e veta, fatkeqësisht jashtë trupit amë. Më pritën me flamur e zemrat plot dashuri, si vëllai pret vëllanë. Biseduam me kryetarët e komunave, Ardita Sinani dhe Arbër Bajazitin, deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin, dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Enkel Rexhepin, për adresimin e shqetësimeve të shqiptarëve të Luginës, për forcimin e bashkimit të faktorit shqiptar, si edhe për projektet që do të ndihmojnë rininë e këtushme”, ka shkruar Begaj.

Ai u bëri thirrje liderëve politikë të kësaj treve që të bashkohen sa herë që është në interes të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve.

Begaj theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë adresimin e çështjeve që lidhen me Luginën e Preshevës, përfshirë përfaqësimin e drejtë në institucione, shqetësimet për pasivizimin e adresave, si dhe të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare dhe simboleve kombëtare.

Ai u shpreh se do të vazhdojë të angazhohet për ngritjen e këtyre çështjeve në institucionet dhe kancelaritë ndërkombëtare.

“Si President i Republikës së Shqipërisë, u garantova mbështetjen e Shqipërisë për adresimin e çështjes së Luginës së Preshevës, përfaqësimin e drejtë në institucione, shqetësimin për pasivizimin e adresave, si dhe të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare dhe të simboleve kombëtare.I sigurova se do të vazhdoj të jem, si deri më tani, avokat i tyre, avokat i të drejtave të mohuara të shqiptarëve të Luginës në çdo institucion dhe kancelari ndërkombëtare”, ka përfunduar ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama përsërit ftesën për dialog, për të pestën ditë radhazi publikon sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Rama përsërit ftesën për dialog, për të pestën ditë radhazi publikon sofrën e gurtë para Kryeministrisë

347 persona të lënduar nga protestat në Tiranë gjatë javëve të fundit

347 persona të lënduar nga protestat në Tiranë gjatë javëve të fundit

Prokuroria serbe rihap rastin e Radoiçiqit – Pse u la i lirë pas sulmit në Banjskë?

Prokuroria serbe rihap rastin e Radoiçiqit – Pse u la i lirë pas sulmit në Banjskë?

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, caktohet zyrtarisht data e votimit

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, caktohet zyrtarisht data e votimit

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Mbi 100 armë zjarri vidhen nga një depo në Gjakovë, Policia nis hetimet

Arrestohet një 23-vjeçar, kërkohej nga gjykata

Arrestohet në Prishtinë shtetasi gjerman i kërkuar nga INTERPOL-i për tentim-vrasje

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një burrë në Pejë pasi dyshohet se vazhdimisht e shqetësonte ish-bashkëshorten përmes mesazheve

KOSTT thotë se ka rritje rekord të konsumit të energjisë, paralajmëron për reduktime të përkohshme gjatë dimrit

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

Rama përsërit ftesën për dialog, për të pestën ditë radhazi publikon sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Rama përsërit ftesën për dialog, për të pestën ditë radhazi publikon sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës, pesë persona arrestohen

Aksion kundër piraterisë në Prishtinë dhe Gjilan, MINTI intensifikon kontrollet

81 biznese online regjistrohen pas paralajmërimit për gjoba, MINT nis inspektimet më 1 nëntor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën