TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndalohet për 48 orë personi i arrestuar për kërcënim ndaj Xhelal Sveçlës, nga Prokuroria thonë se po ndërmerren gjitha masat

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Sveçla: Forca e Sigurisë së Kosovës po rritet dhe po forcohet çdo ditë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale kishte kanosur ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Policia e Kosovës bëri të ditur se arrestimi është realizuar më 7 korrik 2026, ndërsa rasti i kanosjes lidhet me një ngjarje të regjistruar më 9 nëntor 2025.

“Prishtinë 09.11.2025 – 16:56. Në lidhje me rastin, më 07.07.2026 është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Tëvë1 se i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe se ndaj tij po zhvillohen veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas Prokurorisë, ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Kanosja”, e paraparë me nenin 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një (1) person për 48 orë për shkak se dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosja’, nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim Prokurori i Shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me këtë çështje penale”, ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, për Tëvë1.

As Policia e Kosovës dhe as Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk kanë bërë të ditur identitetin apo nacionalitetin e të arrestuarit. Institucionet kanë dhënë vetëm informacionet bazë për rastin, duke theksuar se hetimet lidhur me kanosjen e dyshuar të kryer përmes rrjeteve sociale janë ende në zhvillim.

Tags: arrestimministri i punve te brendshmeprokuroria themlore ne prishtineTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha për Ligjin për Specialen: Është lojë politike, nuk ua hap dyert e burgut të akuzuarve në Hagë

Berisha për Ligjin për Specialen: Është lojë politike, nuk ua hap dyert e burgut të akuzuarve në Hagë

Rrecaj: Ka dështuar Qeveria në rastin e Arlinda Zekajt, seanca në Kuvend ishte e turpshme

Rrecaj: Ka dështuar Qeveria në rastin e Arlinda Zekajt, seanca në Kuvend ishte e turpshme

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

“Info Nata”- 28.10.2026

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Rashiq: Lista Serbe s’po reagon për humbjen e Vuçiqit, pret udhëzime nga lart – mund të ketë dorëheqje të kryetarëve të komunave

Rashiq: Lista Serbe s’po reagon për humbjen e Vuçiqit, pret udhëzime nga lart – mund të ketë dorëheqje të kryetarëve të komunave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën