Gjatë realizimit të aktiviteteve operative në terren për mbrojtjen e pyjeve, në rajonin e Kaçanikut është trajtuar një rast i vjedhjes së pyllit.
Policia e Kaçanikut kanë hasur një automjet me targa vendore, ku i dyshuari ishte duke prerë dru me motosharre dhe duke i përgatitur për transport.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti “Vjedhje e pyllit”, ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjatë veprimeve në vendngjarje janë identifikuar edhe dy pikap tjerë me targa vendore, ku drejtuesit posedonin motosharra. Automjetet janë liruar, ndërsa motosharrat janë konfiskuar. Ndaj drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar tiketa kundërvajtëse për drejtim të automjetit me regjistrim të skaduar”, njofton Policia e Kosovës.








