TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Detaje nga aksioni i sotëm, 9 persona të arrestuar – sekuestrohen 15 mijë euro dhe pesë autobotë të naftës

Nën dyshimet se importuan ujë në vend të naftës, nëntë persona u arrestuan sot në një aksion të udhëhequr nga Prokuroria Speciale. Të pandehurit dyshohet se bashkëpunuan me grupe të organizuara në Shqipëri, në kryerjen e kësaj vepre penale.

by tëvë1
2 muaj ago
0 0
A A

Autori:  Arlind Beqiraj 

Është zyrtar i Doganës së Kosovës.

Bashkë me Policinë, Prokurorinë Speciale dhe Administratën Tatimore të Kosovës, po kryejnë kontrolle të detajuara në një pikë të një kompanie të derivateve.

Kontrollet vazhdojnë edhe në 20 lokacione të tjera, përfshirë shtëpitë e nëntë personave të cilët gjatë aksionit edhe u arrestuan.

Që të gjithë nëntë të ndaluarit, dyshohen se janë të përfshirë në shmangie tatimore dhe futje të ujit në vend të naftës në Kosovës.

Për një periudhë të caktuar kohore, në bashkëpunim me një grup të organizuar në Shqipëri, dyshohet se të arrestuarit importuan naftë në Kosovë dhe e kaluan transit për në Shqipëri.

Këtë e bënë për shkak të taksave të larta për naftën në shtetin shqiptar.

Kështu, nafta e destinuar për tregun kosovar u zbraz në Shqipëri dhe u shit në tregun e zi atje, kurse në Kosovë u futën mauna të mbushura me ujë.

Për këtë çështje janë duke u zhvilluar edhe hetime në Shqipëri.

Në njjoftimin e saj, Prokuroria Speciale tregoi se gjatë aksionit u sekuestruan edhe para dhe armë.

“Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 15 mijë euro, pesë vetura, pesë autobot për transport të derivateve, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike si dhe dokumente të ndryshme relevante për rastin. Po ashtu, janë gjetur edhe 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në realizimin e gjithë këtij krimi ekonomik, sipas Prokurorisë u përdorën dokumente të rreme tatimore e u realizuan transaksione fiktive në tregtinë e derivateve të naftës.

Rastin e sotëm, Shoqata e Naftëtarëve e konsideron si rast të izoluar, duke u distancuar nga të përfshirët.

“Shoqata vlerëson se rastet që aktualisht janë në hetim përbëjnë raste të izoluara dhe nuk përfaqësojnë punën, integritetin dhe profesionalizmin e shumicës së operatorëve të këtij sektori, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje të plotë me ligjin dhe standardet në fuqi”, ka theksuar Shoqata e Naftëtarëve.

Për arrestimet e sotme, ka reaguar edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se ekonomia funksionon kur të gjithë veprojnë me rregulla të njëjta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nënshkruhet marrëveshja për pjesëmarrjen e FSK-së në misionin ndërkombëtar në Gaza

Nënshkruhet marrëveshja për pjesëmarrjen e FSK-së në misionin ndërkombëtar në Gaza

Ambasadori i ri i BE-së takon Sveçlën dhe Hoxhën, flasin për sigurinë e të gjitha komuniteteve

Ambasadori i ri i BE-së takon Sveçlën dhe Hoxhën, flasin për sigurinë e të gjitha komuniteteve

​“Nëse nuk vini në Beograd, do të keni pasoja”, Rashiq hedh poshtë akuzat e Arben Gashit

​“Nëse nuk vini në Beograd, do të keni pasoja”, Rashiq hedh poshtë akuzat e Arben Gashit

Rama: Në vitin 1990 u rrezikua gjithçka për Kushtetutën, sot pushteti i Kurtit po e shkel atë

Rama: Në vitin 1990 u rrezikua gjithçka për Kushtetutën, sot pushteti i Kurtit po e shkel atë

Spalletti vendos për të ardhmen e Zhegrovës

Zhegrova qëndron te Juventusi

OKB kërkon ndalimin e armëve për Izraelin dhe bizneseve që mbështesin vendbanimet e paligjshme

OKB kërkon ndalimin e armëve për Izraelin dhe bizneseve që mbështesin vendbanimet e paligjshme

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Dy ndeshje hapin xhiron e pestë

Dy pelegrinë të Umrës humbin jetën dhe 25 plagosen në aksident autobusi pranë Mekës

Dy pelegrinë të Umrës humbin jetën dhe 25 plagosen në aksident autobusi pranë Mekës

Superliga vazhdon në mesjavë

Superliga vazhdon në mesjavë

Nënshkruhet marrëveshja për pjesëmarrjen e FSK-së në misionin ndërkombëtar në Gaza

Nënshkruhet marrëveshja për pjesëmarrjen e FSK-së në misionin ndërkombëtar në Gaza

Real Madridi me mungesa ndaj Interit

Real Madridi me mungesa ndaj Interit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën