TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maliqi: Zvarritja e rasteve në gjykata po ndikon në parandalimin e vrasjeve

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Maliqi: Zvarritja e rasteve në gjykata po ndikon në parandalimin e vrasjeve

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka vlerësuar se zvarritja e rasteve të vrasjeve nëpër gjykata ka ndikuar në dështimin e parandalimit të tyre në Kosovë.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Maliqi është shprehur se rritja e efikasitetit në institucionet e sundimit dhe zbatimit të ligjit, si Policia, Prokuroria dhe Gjykatat, do të ndikonte në parandalimin e vrasjeve.

Sipas tij, ndërmarrja e masave të shpejta dhe efikase, si dhe shqiptimi i dënimeve të merituara ndaj personave që ushtrojnë dhunë ose nxisin konflikte, do të kishte efekt parandalues.

“Zvarritja e rasteve të vrasjeve nëpër gjykata besoj se ndikon që qytetarët të marrin vendime dhe t’i zgjidhin problemet në mënyrë vetanake. Duhet të rritet efikasiteti në institucionet e sundimit dhe zbatimit të ligjit, si Policia, Prokuroria dhe Gjykatat. Ndërmarrja e masave të shpejta dhe efikase, si dhe shqiptimi i dënimeve të merituara ndaj personave që ushtrojnë dhunë apo nxisin konflikte të tilla, me siguri do t’i parandalonte vrasjet”, ka deklaruar Maliqi.

Ndryshe, një 32-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri të dielën rreth orës 22 e 50 në një banesë në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se për rastin është ndaluar një vajzë.

Gjithashtu thuhet se është ndaluar edhe babai i saj, siç thuhet deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në këtë rast.

Sipas Policisë vajza e dyshuar është A.R. 24,vjeçe, ndërsa babai i saj është M.B. 48-vjeçar.

Policia ka njoftuar se e lënduar në rast është edhe e dyshuara A.R. e cila thuhet se mbetet nën trajtim mjekësor në QKUK.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës se paraburgimit ndaj 24 vjeçares, e dyshuar për vrasjen e të dashurit të saj, 32 vjeçarit.

Ndërsa, babai i saj i cili ishte ndaluar deri në sqarimin e plotë të rrethanave, me vendim të Prokurorit të Shtetit është liruar./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK e Aleanca sërish në sallë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit

PDK e Aleanca sërish në sallë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit

Kurti: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e urës së Ibrit

Kurti: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e urës së Ibrit

Kurti: 37 milionë euro për projektin e banimit social adekuat në Kosovë për 21 komuna

Kurti: 37 milionë euro për projektin e banimit social adekuat në Kosovë për 21 komuna

Shtypet butoni i numërimit mbrapsht për 16 shtatorin

​Ngërçi politik dhe ndikimi në ekonomi, bizneset paralajmërojnë pasoja të reja – bujqve u vonohen subvencionet

​Ngërçi politik dhe ndikimi në ekonomi, bizneset paralajmërojnë pasoja të reja – bujqve u vonohen subvencionet

Mërgimtarët po presin deri në 30 minuta në Merdarë

2 orë pritje për dalje nga Kosova në Merdarë, kolona arrin 1.2 kilometra

Incident i rëndë në KEK, vdes një punëtor

Njësia A4 rikthehet në operim, KEK njofton për startimin e saj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën