TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeprokurori i Shtetit për rastin në Pejë: Do të merren masa nëse konstatohet shkelje nga zyrtarët

by tëvë1
23 minuta ago
0
A A
Kosova dhe Instituti i Bazelit nënshkruajnë marrëveshje për rikthimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme

Kryeprokurori i Shtetit, në kuadër të kompetencave të tij ligjore, ka ndërmarrë veprime për të shqyrtuar trajtimin institucional të rasteve të raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj, e cila u privua nga jeta më 25 tetor 2026 në Pejë.

Kryeprokurori i Shtetit ka autorizuar koordinatorin nacional për rastet e dhunës në familje që të analizojë të gjitha veprimet e ndërmarra në trajtimin e rasteve, në të cilat viktimë ka qenë e ndjera Arlinda Zekaj.

“Po ashtu, nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, është kërkuar raport i detajuar me shkrim lidhur me kronologjinë e trajtimit të rasteve të së ndjerës, duke përfshirë identitetin e personave të raportuar dhe cilësimin juridik të rasteve; të dhënat për prokurorët kujdestarë dhe prokurorët që i kanë trajtuar rastet; veprimet procedurale të ndërmarra dhe kohën e ndërmarrjes së tyre; vendimet e nxjerra dhe arsyetimin përkatës; vlerësimin e rrezikut dhe masat e kërkuara ose të ndërmarra për mbrojtjen e viktimës; komunikimin me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante; si dhe trajtimin e shkresës së viktimës të datës 22.10.2026 dhe çdo informacion tjetër me rëndësi për vlerësimin e plotë të veprimeve të Prokurorisë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Gjithashtu, Inspektoratit Policor të Kosovës i është kërkuar që, në kuadër të kompetencave të tij ligjore, të ndërmarrë veprimet përkatëse hetimore dhe verifikuese lidhur me trajtimin e të gjitha rasteve të raportuara nga e ndjera në Policinë e Kosovës.

Këto veprime përfshijnë shqyrtimin e mënyrës së pranimit, evidentimit, vlerësimit dhe trajtimit të raportimeve të saj, si dhe të veprimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë, me qëllim të vlerësimit të ligjshmërisë së tyre dhe identifikimit të përgjegjësisë eventuale individuale dhe institucionale.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit  ka bërë të ditur se këtë rast do ta trajtojë me seriozitetin dhe urgjencën e nevojshme.

“Pas pranimit dhe analizimit të dokumentacionit dhe raporteve përkatëse, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe institucionale, në përputhje me kompetencat përkatëse. Në rast se konstatohen shkelje të ligjit, neglizhencë apo mosveprime nga ana e zyrtarëve përgjegjës, do të ndërmerren masat përkatëse ligjore dhe do të kërkohet përgjegjësi për secilën shkelje të evidentuar, pa asnjë tolerim ndaj përgjegjësisë institucionale apo individuale”, thuhet në komunikatë.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit rithekson se çdo pretendim për mosveprim apo trajtim të papërshtatshëm institucional duhet të shqyrtohet në mënyrë të plotë, objektive dhe profesionale, me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave dhe përcaktimit të përgjegjësive eventuale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjini: Qëndrimi i LDK-së ndaj Kurtit është i drejtë dhe parimor

Gjini për vrasjen e Arlinda Zekajt: Tetë gra të vrara brenda vitit janë tetë dëshmi se sistemi ynë nuk mbron askënd

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Merdare i dyshuar për krime lufte

Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales – kjo është përmbajtja

LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për vrasjen në Pejë

Shiroka-Pula kërkon hetim me urgjencë për rastin e vrasjes së një gruaje në Pejë

Shiroka-Pula kërkon hetim me urgjencë për rastin e vrasjes së një gruaje në Pejë

Gjini: Qëndrimi i LDK-së ndaj Kurtit është i drejtë dhe parimor

Gjini për vrasjen e Arlinda Zekajt: Tetë gra të vrara brenda vitit janë tetë dëshmi se sistemi ynë nuk mbron askënd

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Merdare i dyshuar për krime lufte

Kosova dhe Instituti i Bazelit nënshkruajnë marrëveshje për rikthimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme

Kryeprokurori i Shtetit për rastin në Pejë: Do të merren masa nëse konstatohet shkelje nga zyrtarët

Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales – kjo është përmbajtja

LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për vrasjen në Pejë

Shiroka-Pula kërkon hetim me urgjencë për rastin e vrasjes së një gruaje në Pejë

Shiroka-Pula kërkon hetim me urgjencë për rastin e vrasjes së një gruaje në Pejë

Punëtorët e Infrakos-it protestojnë për indeksimin e pagave, ja çka paralajmërojnë

Punëtorët e Infrakos-it protestojnë për indeksimin e pagave, ja çka paralajmërojnë

Haxhiu: Nuk e kuptoj ndryshimin e qëndrimit të PDK-së: Zgjedhja e presidentit është e rëndësishme

Haxhiu kërkon hetim të plotë për rastin e vrasjes së gruas në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën