TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Punëtorët e Infrakos-it protestojnë për indeksimin e pagave, ja çka paralajmërojnë

by tëvë1
40 minuta ago
0
A A
Punëtorët e Infrakos-it protestojnë për indeksimin e pagave, ja çka paralajmërojnë

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Infrakos” kanë protestuar të hënën para Stacionit Hekurudhor në Fushë Kosovë, duke kërkuar indeksimin e pagave dhe paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve sindikale, deri në grevë të përgjithshme, nëse kërkesat e tyre nuk marrin përgjigje konkrete nga bordi i ndërmarrjes.

Kryetari i Sindikatës së “Infrakos”-it, Hysen Nikqi, tha se protesta është organizuar si shenjë pakënaqësie për mosindeksimin e pagave, pasi takimet me drejtuesit e ndërmarrjes dhe bordin, i cili përfaqëson Qeverinë e Kosovës, nuk kanë sjellë rezultate konkrete.

Ai bëri të ditur se takimi me kryeshefin e ndërmarrjes, i mbajtur më 4 korrik, kishte përfunduar pa rezultat, ndërsa as bisedimet me bordin nuk kishin sjellë ndonjë zgjidhje.

“Sot punëtorët e ndërmarrjes publike Infrakos kemi organizuar një protestë në shenjë pakënaqësie për mos indeksimin e pagave të punëtorëve. Kërkesa kemi bërë të pareshtura, kurrë nuk jemi ndalë me kërkesa. Ndërsa takime me kryeshefin e Infrakos e kemi pas një takim me datën 4 korrik dhe ka rezultuar i pasuksesshëm. Pastaj kemi pas edhe një takim të vetëm me bordin që e përfaqëson Qeverinë e Kosovës dhe pas bisedimeve të shumta me të nuk kemi pas asnjë rezultat konkret. Kërkesa e tyre ka qenë që me prit deri në pafundësi që është e pamundur me prit”, ka thënë Nikqi.

Sipas tij, pakënaqësitë janë shtuar pas vendimit për rritjen e pagës minimale, pasi kjo rritje nuk ka adresuar dallimet mes pagave dhe përgjegjësive të punëtorëve.

“Kush e shkaktoi këtë pakënaqësi. Në momentin kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e pagës minimale, ka qenë shumë e mirëseardhur për një pjesë të madhe të punëtorëve te Infrakos. Për pjesën tjetër ka shkaktuar pakënaqësi. Sepse nuk barazohet paga e atëhershme ose ajo që është ekzistuese me përgjegjësitë e punëtorëve. Kështu ka qenë e domosdoshme një indeksim i pagave. Pastaj kur kjo të rregullohet vjen në shprehje kërkesa për rritjen e pagave, por deri më sot nuk kemi has në mirëkuptim me bordin”, tha ai.

Protesta ishte paralajmëruar të zgjaste një orë, gjatë së cilës, sipas Nikqit, do të ndërpritej edhe qarkullimi i trenit në linjën Prishtinë-Pejë.

“Paga minimale i ka prekur rreth 147, pra i ka ngritur, ndërsa pjesa tjetër që janë rreth 50 punëtorë, janë të pakënaqur me pagën që e kanë dhe përgjegjësinë e punës. Me patjetër kërkohet një indeksim i pagave për pozitat e atyre që i kanë… Janë rreth 200 punëtorë që janë të Infrakos dhe që kanë dalë sot në mënyrë të qet me protestu për me paralajmëru bordin me marrë një vendim konkret…Ne sot protestojmë për një orë është e paralajmëruar dhe për këtë një orë do të ndalet edhe qarkullimi i trenit Prishtinë-Pejë dhe do të përfundojë protesta qetë. Pastaj do presim reflektimin e bordit, në qofte se nuk do ketë asgjë do të ndërmarrim veprime tjera sindikale të gjitha ato që na lejon ligji, deri të greva e përgjithshme në tërë territorin e Kosovës”, tha ai.

Ndërkaq, punëtori i “Infrakos”-it, Halim Behrami, tha se përveç çështjes së pagave, shqetësim për të mbetet edhe siguria në punë.

Ai u shpreh i shqetësuar për dallimet mes pagave dhe përgjegjësive që kanë punëtorët, duke theksuar se pozitat që kërkojnë kualifikim dhe përgjegjësi të larta nuk po vlerësohen në mënyrë të përshtatshme.

“Nuk kam dalë sot me protestua për pagë, por, për sigurinë punë. Kemi koleg që 40 vjet që janë, kanë një pagë thjesht me njerëz mesatar që marrin pagën. P.sh. unë jam i kualifikuar, punoj ndërrues të minareve, paga ime merret me një njëri të thjesht në hekurudhë. Ku unë gjatë 12 orëve të punës, një këmbë e kam në punë, një në burg”, tha Behrami.

Në mbështetje të punëtorëve të “Infrakos”-it kanë dalë edhe përfaqësues të Sindikatës së “Trainkos”-it.

Florim Gjyrevci nga kjo sindikatë tha se kanë marrë pjesë në protestë për të mbështetur kërkesat e kolegëve të tyre, të cilat i konsideroi të drejta.

“Në punëtorët e Trainkos jemi dalë për t’i përkrahur kolegët tonë nga Infrakos për kërkesat e tyre të drejta. Meqenëse ne kemi realizuar këtë te drejtë mos me qenë kompresim i pagave, mirëpo tek këta çuditërisht nuk e bënë”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Merdare i dyshuar për krime lufte

Kosova dhe Instituti i Bazelit nënshkruajnë marrëveshje për rikthimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme

Kryeprokurori i Shtetit për rastin në Pejë: Do të merren masa nëse konstatohet shkelje nga zyrtarët

Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales – kjo është përmbajtja

LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për vrasjen në Pejë

Shiroka-Pula kërkon hetim me urgjencë për rastin e vrasjes së një gruaje në Pejë

Shiroka-Pula kërkon hetim me urgjencë për rastin e vrasjes së një gruaje në Pejë

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Merdare i dyshuar për krime lufte

Kosova dhe Instituti i Bazelit nënshkruajnë marrëveshje për rikthimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme

Kryeprokurori i Shtetit për rastin në Pejë: Do të merren masa nëse konstatohet shkelje nga zyrtarët

Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales – kjo është përmbajtja

LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për vrasjen në Pejë

Shiroka-Pula kërkon hetim me urgjencë për rastin e vrasjes së një gruaje në Pejë

Shiroka-Pula kërkon hetim me urgjencë për rastin e vrasjes së një gruaje në Pejë

Punëtorët e Infrakos-it protestojnë për indeksimin e pagave, ja çka paralajmërojnë

Punëtorët e Infrakos-it protestojnë për indeksimin e pagave, ja çka paralajmërojnë

Haxhiu: Nuk e kuptoj ndryshimin e qëndrimit të PDK-së: Zgjedhja e presidentit është e rëndësishme

Haxhiu kërkon hetim të plotë për rastin e vrasjes së gruas në Pejë

Begaj: Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit

Begaj: Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën