Ka vdekur në moshën 70-vjeçare veteranja e arsimit në Preshevë dhe Kosovë, Zinetie Shaipi-Beqiri.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët.
Për vdekjen e saj ka shkruar edhe shkolla.
“Ismail Qemali” në Prishtinë, ku kishte punuar e ndjera.
Nga drejtoria e shkollës është vlerësuar lartë kontributi i Shaipi-Beqirit.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-koleges sonë të nderuar, Zinetie Shaipi Beqiri.
Në emër të Drejtorisë së shkollës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, të afërmve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. Kontributi i saj në arsim, përkushtimi ndaj nxënësve dhe puna e palodhshme do të mbeten kujtim i çmuar për të gjithë ne. Ajo do të kujtohet gjithmonë me respekt, mirënjohje dhe vlerësim për gjurmën që la në edukimin e shumë brezave. U prehtë në paqe shpirti i saj!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në postimin e shkollës.











