TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëria i ndalon hyrjen për 15 vjet Igballe Hudutit

by TËVË 1
3 orë ago
4
A A
Shqipëria i ndalon hyrjen për 15 vjet Igballe Hudutit

Autoritetet shqiptare kanë shpallur teologen nga Kosova, Igballe Berisha-Huduti, si person të padëshiruar në territorin e Shqipërisë për një periudhë 15-vjeçare.

Vendimi është marrë me urdhër të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe bazohet në vlerësimet e institucioneve përgjegjëse të sigurisë, të cilat kanë konsideruar se aktiviteti i saj paraqet rrezik për sigurinë kombëtare, rendin kushtetues dhe sigurinë publike në vend.

Sipas mediave shqiptare, urdhri është dërguar për zbatim te Policia e Shtetit dhe strukturat e Kufirit dhe Migracionit.

Çështja mori vëmendje të madhe publike pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e përmendi Hudutin në lidhje me protestat kundër projektit të resortit turistik në Zvërnec. Rama pretendoi se ajo ishte përfshirë në protestë si e infiltruar dhe publikoi fotografi ku ajo shihet pranë ish-presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad.

Autoritetet shqiptare kanë ngritur pretendime edhe për lidhje të saj me regjimin iranian, si dhe për deklarime publike që bien ndesh me rendin kushtetues të Shqipërisë.

Pas këtyre akuzave ka reaguar vetë Berisha-Huduti, duke i mohuar pretendimet dhe duke theksuar se pjesëmarrja e saj në protestat e Tiranës ka qenë e motivuar vetëm nga bindjet qytetare dhe patriotike.

Ajo ka deklaruar se angazhimi i saj buron nga shqetësimi për zhvillimet në vend dhe nga e drejta e qytetarëve për të kundërshtuar vendimet që i konsiderojnë të dëmshme për interesin publik.

Në reagimin e saj publik, Huduti u ka bërë thirrje institucioneve shqiptare, Bashkimit Evropian dhe faktorëve ndërkombëtarë që të dëgjojnë zërin e protestuesve, duke theksuar se synon dialog, drejtësi dhe respekt reciprok.

“Nuk kërkoj armiqësi me askënd. Kërkoj paqe me drejtësi, dialog me respekt dhe një Shqipëri më të mirë për të gjithë”, është shprehur ajo.

Tags: Edi RamaIgballe HudutiShqiperiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Shënohet Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Shënohet Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Arrestohet dhe më pas lirohet ish-polici i Kosovës, Nexhat Pireva

MPJD del me sqarim për pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e NATO-s në Turqi

Në Drenas zhvillohet ushtrimi TTX për menaxhimin e vërshimeve

Në Drenas zhvillohet ushtrimi TTX për menaxhimin e vërshimeve

Një person i vrarë nga sulmet izraelite me dron në Liban, pavarësisht armëpushimit në fuqi

Sulmi izraelit lë të vrarë tre persona në Liban pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Si të ushtroheni në mënyrë të sigurt në mot të nxehtë

Si të ushtroheni në mënyrë të sigurt në mot të nxehtë

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Vapa ekstreme përfshin Evropën, Franca shënon temperatura historike

Evropa përballet me një tjetër ditë me nxehtësi ekstreme dhe rekorde të reja temperaturash

Shënohet Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Shënohet Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën