TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

90 vjet nga lindja e Rexhep Qosjes, Kurti: Pa të, kultura shqiptare do të ishte më e varfër

by teve1
2 orë ago
0
A A
90 vjet nga lindja e Rexhep Qosjes, Kurti: Pa të, kultura shqiptare do të ishte më e varfër

Si dëshmi kombëtare shqiptare e të gjitha kohërave u kujtua akademik Rexhep Qosja në ligjëratën kushtuar 90 vjetorit të lindjes së tij.

Në ligjërate morën pjesë kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ministri në detyrë i Arsimit, Hajrulla Çeku, profesorë, intelektualë, studentë e familjarë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se kultura shqiptare pa akademik Qosjen do të ishte më e varfër dhe pa një nga zërat më të guximshëm e më të thellë të mendimit kulturor e politik të Kosovës.

“Për të kuptuar më lehtë peshën e vërtetë të një personaliteti të përmasave që kishte profesor Qosja, do të duhej të imagjinonim për një çast se çfarë pamje do të kishte pasur letërsia, politika, publicistika dhe mendimi kulturor e artistik shqiptar në përgjithësi, e kultura shqiptare në Kosovë në veçanti, pa figurën me përmasa kaq të shumta të tij. Kjo kulturë nuk do të ishte vetëm më e varfër, por do të ishte pa njërën nga shtyllat e panteonit kulturor shqiptar të shekullit XX dhe të shekullit XXI; pa njërin nga zërat më të qartë, më të guximshëm dhe më të thellë të mendimit kulturor e politik shqiptar. Por njëkohësisht, do të ishim edhe pa një plejadë të pamatshme të intelektualëve, krijuesve, profesorëve e studentëve që u inspiruan prej tij”, tha Kurti.

Akademik Qosja testamentin e kishte lënë qysh në vitin 2016 ku kishte kërkuar që nipi të kujdesej për varrosjen e tij. Kështu u tha në testamentin që e lexoi aktori, Avni Dalipi.

Qosja kishte thënë se varrimin donte të bënte vetëm me familjarë, pa fjalime e pa media dhe afër varrit të gruas së tij.

“Nipi im, i cili u kujdes për jetën time, dhe prej të cilit kërkoj që të kujdeset edhe për varrosjen time. Meqenëse kam jetuar duke besuar në mendimin shkencor, në ngritjen shpirtërore dhe në përparimin shoqëror që e bën të mundshëm ai, dua të jem i varrosur pa ritual fetar. Meqenëse kam jetuar dhe kam menduar në pjesën më të madhe të kohës duke shprehur pikëpamje kritike ndaj sundimtarëve dhe pushteteve të tyre, dua të jem i varrosur pa kurrfarë pranie zyrtare. Varrimin tim dua ta bëjë vetëm familjarët e mi. Meqenëse kam jetuar dhe jam kujdesur të jetoj thjeshtë, ashtu thjeshtë dua të jem edhe i varrosur: pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës. Vdes i qetë.

Meqenëse jetën, krijimtarinë mendore dhe veprimtarinë politike ia kam kushtuar lirisë, bashkimit dhe mirëqenies së popullit shqiptar, mund të them se as Shqipërisë shtetërore e as Kosovës, të sotme dhe të ardhmes së tyre, nuk u kam mbetur borxh. Në qoftë se Kosovës i kam mbetur borxh, mua këtë mund ta thonë historianët e ardhshëm të letërsisë, të kulturës e të mendimit politik shqiptar. Nuk mendoj se vdes pa asnjë mëkat. Meqenëse jam rritur, kam jetuar e kam punuar në kushte politike e shoqërore që dhe pas çlirimit të Kosovës e krijimit të shtetit të saj ishin shumë të vrazhda, nuk mund të them se mospajtimet e mia të shprehura ishin gjithnjë të çliruara nga disa gjykime e vlerësime më të ashpra se ç’duhej.Megjithatë, varrosjen e pres i bindur se kam jetuar, krijuar edhe vepruar duke bërë mirë, duke predikuar të mirën e duke përhapur mirësinë. Këto mendime i shkrova i qetë, i vetëdijshëm dhe mendjekthjellët. Gjyshi yt, Rexhep Qosja. Prishtinë, 30 prill 2016”, u tha në testamentin e tij.

Ndërsa studenti i tij, Ag Apolloni e konsideroi Qosjen si figurë unike të kombit shqiptar.

“Jemi këtu për ta nderuar shkrimtarin Rexhep Qosja. Këtë figurë unike të kombit shqiptar. Kritikët e huaj e kanë quajtur Volteri i Ballkanit dhe Koha e Lindjes. Disa kritikë shqiptarë e kanë konsideruar si kritikun më të madh shqiptar. Robert Elsie e konsideronte si njërin ndër kritikët më të mëdhenj të Ballkanit. Ismajl Kadare e quante si shkrimtarin më të madh shqiptar që jeton jashtë Shqipërisë shtetërore. Ibrahim Rugova thoshte se Rexhep Qosja ka zgjedhur probleme vitale për letërsinë shqipe. Sabri Hamiti mendonte se Rexhep Qosja e ka shpëtuar letërsinë e Kosovës duke e përmbysur realizmin socialist që vinte nga Shqipëria. Ndërsa, Ali Aliu që çuditej se si ka mundësi që edhe librat kritikë të Qosjes lexoheshin më shumë se romanet e autorëve të tjerë”, tha Apolloni.

Akademik Rexhep Qosja vdiq më 23 prill 2026.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama i pret performuesit e gala koncertit “Dashni nga Prishtina”, u jep mirënjohje

Rama i pret performuesit e gala koncertit “Dashni nga Prishtina”, u jep mirënjohje

Nis festivali Multikulturor, synohet afrimi mes komuniteteve pakicë

Nis festivali Multikulturor, synohet afrimi mes komuniteteve pakicë

Edicioni i shtatë i Festivalit të Teatrove në Suharekë nis nga 9 shtatori

Edicioni i shtatë i Festivalit të Teatrove në Suharekë nis nga 9 shtatori

Auto Draft

Panairi i librit sjell zhgënjim – botuesit të pakënaqur me interesimin dhe organizimin

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Vapa ekstreme përfshin Evropën, Franca shënon temperatura historike

Evropa përballet me një tjetër ditë me nxehtësi ekstreme dhe rekorde të reja temperaturash

Shënohet Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Shënohet Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Arrestohet dhe më pas lirohet ish-polici i Kosovës, Nexhat Pireva

MPJD del me sqarim për pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e NATO-s në Turqi

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Liderët globalë mobilizohen për ndihmë pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Liderët globalë mobilizohen për ndihmë pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Çitaku: PDK do ta rikthejë në agjendë projektin amerikan për gazin natyror

Çitaku: Kosova duhet të jetë pjesë e projekteve strategjike të Perëndimit, jo spektatore e tyre

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën