Është raportuar në disa media se Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar në Deçan.
Tëvë1 ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë konfirmim lidhur me këto raportime, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.
Ndërkohë, mediat kanë raportuar se arrestimi i të dyshuarit është kryer sonte, rreth orës 23:40, në Deçan.






