TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Muja: LDK-ja rrezikon një ndarje të re nga përplasjet e brendshme

by teve1
2 orë ago
1
A A
Muja: LDK-ja rrezikon një ndarje të re nga përplasjet e brendshme

Profesori Basri Muja ka vlerësuar se përplasjet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) nuk do t’i sjellin përfitime partisë, duke paralajmëruar se vazhdimi i konflikteve personale mund të çojë në një ndarje të re të subjektit politik.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Muja ka thënë se LDK-ja gjendet para një mundësie të rëndësishme për t’i kthyer debatet e brendshme në diskutime programore dhe përmbajtësore.

“Nuk mendoj që LDK-së do t’i ndihmojë kjo ndarje e taboreve pro apo kundër një grupi apo një tjetri. Kjo është edhe një shans i fundit për LDK-në. Nëse arrijnë që këtë debat, i cili është personal, ta kthejnë në përmbajtësor, LDK-ja mund të dalë më e fuqishme, por nëse përplasjet mbesin kryesisht tek persona të caktuar që pretendojnë funksione brenda degëve, atëherë gjasat janë të mëdha që LDK-ja ta pësojë një ndarje të radhës”, ka deklaruar ai.

Sipas Mujës, krahas procesit të zgjedhjeve të brendshme, partia ka nevojë edhe për një reformim të thellë programor dhe organizativ.

“Nuk mjafton të jesh pro ose kundër Lëvizjes Vetëvendosje apo qeverisë së saj. Duhet të ofrosh më shumë dhe të kesh një qartësim të identitetit ideologjik. Po ashtu nevojitet një reformë e brendshme organizative dhe një ndryshim i kulturës së brendshme politike”, ka theksuar ai.

Muja ka komentuar edhe reagimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndaj kërkesave për dorëheqje që erdhën nga degët e partisë në Pejë dhe Lipjan pas rezultatit të fundit zgjedhor.

Ai e ka cilësuar reagimin e Abdixhikut si të pamatur, duke vlerësuar se kërkesat e anëtarësisë duhej të trajtoheshin me më shumë mirëkuptim.

“Në vend që degët të flasin për ide dhe programe, ato flasin për persona, dhe kur përmenden emra të veçantë, shohim reagime si ai i Abdixhikut dje, i cili në njëfarë mënyre u soll sikur të kishte ardhur një sulm nga kampet më armiqësore. Unë nuk kam parë një frustrim të tillë për një kërkesë shumë legjitime. Mendoj se ai duhet të dilte dhe thjesht të thoshte: ‘Unë ju kuptoj, e di që keni brenga, pritjet kanë qenë të tjera, dhe natyrisht me një kandidat për president dhe një për kryeministër keni pasur pritje më të mëdha. Këto brenga i kemi edhe ne, dhe le të ulemi t’i diskutojmë e t’i zgjidhim bashkë,’” ka përfunduar Muja.

Ndryshe, në LDK të martën tri degë kërkuan dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit. Abdixhiku refuzoi e u kërkoi kryetarëve të degëve ta bëjnë një gjë të tillë. Madje me akuza për sabotim./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pamje ekskluzive: I dyshuari vetplagoset në prani të policisë – në rast e përfshirë një zyrtare policore

Pamje ekskluzive: I dyshuari vetplagoset në prani të policisë – në rast e përfshirë një zyrtare policore

Presidenti i Shqipërisë sot në Kosovë

Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve

Danjela Sahat: Ndihem e lehtësuar që kanë nisur hetimet për vrasjen e vëllait tim nga snajperistët serbë në Bosnje

Danjela Sahat: Ndihem e lehtësuar që kanë nisur hetimet për vrasjen e vëllait tim nga snajperistët serbë në Bosnje

Formacionet zyrtare Bosnjë – Katar

Xhaka i prekur nga akuzat kundër tij

Xhaka udhëheq Zvicrën ndaj Kanadasë

Abdixhiku: Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, humbje kohe

Peja e Lipjani s’e duan Abdixhikun, i humbi tri palë zgjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën