Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka njoftuar se po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve operative me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë, si dhe të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas Policisë, një nga operacionet e fundit është realizuar nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, të cilët kanë arritur të arrestojnë një person të kërkuar me urdhër të gjykatës.
Bëhet fjalë për personin me inicialet B.B., mashkull, i kërkuar për veprën penale “Sulm”.
Pas arrestimit, i njëjti, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente, është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimet dhe operacionet në terren për zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe forcimin e rendit e sigurisë publike.







