Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Feronikeli ’74 – Llapi, e cila po zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Pas 45 minutave lojë të ndeshjes që i takon xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll, rezultati është 0:0.
Gjatë pjesës së parë nuk është se ndonjëra prej skuadrave pati ndonjë rast të mirë shënimi, me përjashtim të golit të anuluar të Llapit.
Llapi realizoi në minutën e dhjetë me anë të Aris Sorensenit por goli u anulua pas rishikimit të VAR-it për shkak të prekjes me dorë të topit nga Gentrit Jaha.
Deri në fund të pjesës së parë, Feronikeli ’74 mbeti me një futbollist më pak në fushë pasi Fatmir Rexhaj u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 36-të.









