TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hiqet ndalimi për xhamat e errësuar në automjete

by TËVË 1
3 muaj ago
2
A A
Hiqet ndalimi për xhamat e errësuar në automjete

Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar disa dispozita të Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme që ndalonin vendosjen e materialeve errësuese në xhamat e automjeteve.

Vendimi erdhi pas padisë së paraqitur nga Organizata Joqeveritare “Marakli t’Kerreve” dhe Instituti “TriPika – Sport, Sociale, Ekonomi”, të cilët kërkuan shqyrtimin e ligjshmërisë së dispozitave që ndalonin përdorimin e xhamave dhe folieve errësuese në automjete.

Sipas Gjykatës Supreme, ligjet në fuqi për trafikun rrugor dhe automjetet nuk parashohin ndalim të përgjithshëm për vendosjen e materialeve errësuese apo zëvendësimin e xhamave me xhama të errësuar. Përkundrazi, legjislacioni lejon modifikime në automjete, me kusht që ato të kalojnë procedurat përkatëse të verifikimit teknik dhe atestimit.

Gjykata vlerësoi se dispozitat e shfuqizuara krijonin kufizime të reja që nuk ishin të parapara me ligj, duke lejuar xhamat e errët vetëm për automjetet që i kishin të instaluara nga prodhuesi dhe duke ndaluar në mënyrë të përgjithshme vendosjen e folieve errësuese.

Në arsyetimin e saj, Gjykata theksoi se aktet nënligjore mund të shërbejnë vetëm për zbatimin dhe konkretizimin e ligjit, por jo për vendosjen e ndalimeve apo kufizimeve të reja pa bazë të qartë ligjore.

Po ashtu, Gjykata konstatoi se dispozitat e kontestuara krijonin trajtim të ndryshëm për automjete që ndodheshin në situata të krahasueshme, pa një justifikim të mjaftueshëm ligjor dhe pa dëshmuar nevojën për një dallim të tillë në funksion të interesit publik.

Ndërkohë, paragrafi 2 i nenit 7 ka mbetur në fuqi, pasi sipas Gjykatës ai ka karakter teknik dhe administrativ, duke rregulluar vetëm evidentimin e xhamave të errët në dokumentacionin e regjistrimit të automjetit, pa vendosur kufizime që bien ndesh me ligjin.

Ky vendim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek pronarët e automjeteve që dëshirojnë të vendosin xhama ose folie errësuese, duke rikthyer mundësinë e modifikimeve të tilla në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet teknike në fuqi.

Tags: Policia e KosovesTeve1xhamat e errësuar
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Gruaja gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, trupi dërgohet në IML

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Një grua gjendet pa shenja jete në Novobërdë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

E mitura deklaron se po shqetësohet nga një person që e kishte kontaktuar në rrjete sociale

Gjini fton qytetarët në “Marshin për Liri”: Sot është dita të bëhemi bashkë

Një truk i vogël gjatë larjes mund t’ju kursejë hekurosjen e perdeve

Një truk i vogël gjatë larjes mund t’ju kursejë hekurosjen e perdeve

Këto ushqime rekomandohet të konsumohen ditëve të vjeshtës

Këto ushqime rekomandohet të konsumohen ditëve të vjeshtës

Gjini fton qytetarët në “Marshin për Liri”: Sot është dita të bëhemi bashkë

Gjini fton qytetarët në “Marshin për Liri”: Sot është dita të bëhemi bashkë

Rama në mbështetje të “Marshit për Liri”: Bashkë për vlerat e përbashkëta

Rama në mbështetje të “Marshit për Liri”: Bashkë për vlerat e përbashkëta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën