Stacioni Policor në Deçan ka pranuar të martën një informacion lidhur me një shpërthim që kishte ndodhur në fshatin Strellc i Epërm.
Në njoftim thuhet se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar viktimën në oborrin e shtëpisë së tij, vend ku ishte regjistruar shpërthimi.
Në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, autoritetet kanë zhvilluar veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit. Si rezultat, të mërkurën është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje.
Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.









