I njëjti pas një mosmarrëveshje ka rrahur gruan e tij, J.V e moshës 28-vjeçare e cila ka pranuar edhe ndihmë mjekësore.
“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.A (M/K) i moshës 36 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet J.V ( F/K) e moshës 28 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore, e cila për ndihmë mjekësore ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Lëndim trupor & Dhunë në familje”.