Në Prizren u mbajt Festivali Tradicional Pranveror Regjional i Miqësisë “Akshami i Prizrenit”, në organizim të SHKA “Šarski Behar”.
Me pjesëmarrjen e ansambleve dhe mysafirëve nga rajoni, festivali solli motive të dasmave tradicionale, valle, lojëra popullore dhe këngë sevdalinka, duke promovuar trashëgiminë kulturore dhe miqësinë ndërmjet komuniteteve.
Në këtë aktivitet të mbështetur nga Ministrja e Kulturës mori pjesë zëvendësministrja, Tijana Veljković, së bashku me përfaqësues të tjerë institucional.




