Përzgjedhësi i Kosovës, Sami Sermaxhaj, ka publikuar listën e futbollisteve për ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Gjibraltarit.
Dy ndeshjet janë të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2027 dhe Kosova është optimiste para këtyre përballjeve.
“Dardanet” më 5 qershor e presin Kroacinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse katër ditë më pas udhëtojnë për në Gjibraltar.
Kosova i prin Grupit C2 me 12 pikë pas katër ndeshjeve të luajtura, duke lënë pas vetes Kroacinë me nëntë pikë, Bullgaria me tri pikë dhe Gjibraltari pa pikë.
Prej Ligës C kualifikimi direkt në Botëror nuk është i mundur, por Por vendi i parë në grup siguron plejofin kualifikues për Botëror, e po ashtu avancimin në Ligën B për kampanjën e ardhshme.









