TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kadrijaj: Institucionet e Kosovës duhet të ndjekin modelin e Kroacisë për mbrojtjen e luftëtarëve

by Tëvë1
40 minuta ago
0
A A
Kadrijaj: Institucionet e Kosovës duhet të ndjekin modelin e Kroacisë për mbrojtjen e luftëtarëve

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka folur për protestat që po zhvillohen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kundërshtim me vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në një lidhje direkte në emisionin “Info Nata”, Kadrijaj tha se pjesëmarrja e qytetarëve në protesta tregon, sipas saj, mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe kundërshtimin e vendimit.

“Efekti është një përkrahje. Shqiptarët gjithmonë janë ngritur kundër padrejtësive. Edhe në atë kohë të vështirë, kur është luftuar për liri dhe drejtësi, kanë dalë përballë policisë serbe, janë vrarë e plagosur dhe nuk janë ndalur. Sot po e shohim të njëjtin entuziazëm te qytetarët që po protestojnë kundër një padrejtësie”, tha Kadrijaj.

Ajo theksoi se kjo është dita e shtatë e protestave dhe se pjesëmarrja e qytetarëve po vazhdon të jetë e madhe.

“Është dita e shtatë që qytetarët po mblidhen në sheshin ‘Skënderbeu’ dhe masa është e rëndësishme. Ajo që është e rëndësishme është se të rinjtë po u prijnë këtyre protestave me simbole kombëtare. Po bindem se UÇK-ja ka qenë e popullit dhe vazhdon të jetë e popullit dhe se çdo herë po i rritet vlera UÇK-së”, u shpreh ajo.

Kadrijaj foli edhe për nismën e PDK-së për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, të cilën tha se Aleanca e ka mbështetur.

Sipas saj, ende nuk ka një qëndrim konkret nga LDK-ja dhe LVV-ja për këtë nismë.

“Nuk e kemi parë një reagim konkret. Qeveria ka dalë me një reagim, sepse po presim një vendim të Gjykatës Kushtetuese në raport me ligjshmërinë e formimit të institucioneve. Po ashtu, kemi parë nga PDK-ja se nëse qeveria garanton përkrahje për ndryshimin e ligjit, do ta tërheqë atë prapa. Ende nuk kemi një reagim, por megjithatë e kanë obligim institucionet e Kosovës dhe e kemi obligim në çdo formë t’i përkrahim”, tha Kadrijaj.

Ajo përmendi edhe Kroacinë, duke thënë se institucionet e Kosovës duhet të ndjekin shembullin e saj në mbrojtjen e luftëtarëve të saj.

“Duhet ta marrim modelin se si Kroacia i ka mbrojtur luftëtarët e vet. Qeveria e Kroacisë nuk ka qëndruar duarkryq, por ka përdorur të gjitha metodat, qoftë materiale apo lobuese, për ta dëshmuar pafajësinë dhe për ta mbrojtur luftën e drejtë që ka bërë Kroacia ndaj Serbisë. Njëjtë duhet të veprojë edhe Kosova dhe institucionet e Kosovës”, deklaroi Kadrijaj.

Kadrijaj tha se rol të rëndësishëm në këtë proces duhet të ketë edhe Shqipëria.

“Shqipëria ka pasur gatishmëri dhe ka bërë maksimumin, por prapëseprapë nuk është maksimumi, pasi që janë dënuar me fakte të fabrikuara”, përfundoi ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lirohet nga autoritetet maqedonase ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Lirohet nga autoritetet maqedonase ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Shkodra: Ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur

Shkodra: Ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur

​Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së

​Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Lirohet nga autoritetet maqedonase ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Lirohet nga autoritetet maqedonase ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Kadrijaj: Institucionet e Kosovës duhet të ndjekin modelin e Kroacisë për mbrojtjen e luftëtarëve

Kadrijaj: Institucionet e Kosovës duhet të ndjekin modelin e Kroacisë për mbrojtjen e luftëtarëve

“Info Nata”- 22.09.2026

“Info Nata”- 22.09.2026

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian

Shkodra: Ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur

Shkodra: Ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur

​Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së

​Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së

Vedat Muriqi, kapiteni i ri i Kosovës

Vedat Muriqi, kapiteni i ri i Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën