Trajneri nga Greqia, Michalis Kakiouzis do të jetë në krye të skuadrës së KB Pejës edhe për sezonin e ardhshëm.
Marrëveshja mes palëve është arritur dhe është zyrtarizuar nga drejtuesit e klubit pejan, të cilët kanë nisur ndërtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm nga trajneri.
Kakiouzis udhëhoqi Pejën për një periudhë të shkurtër sezonin e shkuar, duke bërë një punë të shkëlqyer, e të cilën do ta vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm.
Kakiouzis sezonin e ardhshëm ishte trajner i Sigal Prishtinës por u largua nga klubi për shkak të problemeve financiare, përpara se të kthehet te Peja për ta mbyllur sezonin.
Peja arriti deri në gjysmëfinale të “play-offit” në Superligën e Kosovës, duke u eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 3:1 nga Trepça, e cila në fund u shpall kampione.
Kakiouzis është trajneri i pestë i konfirmuar për sezonin e ardhshëm në krye të ekipeve kosovare pasi tashmë janë zyrtarizuar edhe Adis Beçiragiq te Trepça, Zoran Kascellan te Bora, Igor Joviviq te Bashkimi dhe Goran Samarxhiev te Rahoveci 029.








