E ardhmja e Milot Rashicës, duket se nuk do të jetë në Turqi pasi sulmuesi i krahut tashmë ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave evropiane.
Mediumet në Turqi, kanë raportuar të martën se klube nga Franca dhe Italia po synojnë transferimin e Rashicës këtë verë, pasi tashmë kanë nisur kontaktet me Beshiktashin.
Emrat e këtyre skuadrave nuk janë zbuluar por te Beshiktashi po shqyrtojnë ofertat për Rashicën, i cili pritet të largohet nga klubi turk.
Në fakt, te Beshiktashi po presin emërimin e trajnerit të ri, i cili do të marrë vendimin përfundimtar për reprezentuesin e Kombëtares së Kosovës.
Rashica prej vitit 2023 është pjesë e Beshiktashit, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Në 33 ndeshje të luajtura në sezonin 2025/26, Rashica ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 6 asistime kurse karrierë ka bërë edhe te Galatasaray, Norwich City, Werder Bremeni e Twente.









