TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bajraktari: Zbatimi i sanksioneve, mënyra e vetme për të ndryshuar qasjen e punëdhënësve ndaj sigurisë në punë

by Tëvë1
60 minuta ago
0
A A
Bajraktari: Zbatimi i sanksioneve, mënyra e vetme për të ndryshuar qasjen e punëdhënësve ndaj sigurisë në punë

Një 31-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi që ra nga kati i tretë i një objekti në ndërtim e sipër të enjten në Vushtrri.

Për këtë, eksperti i sigurisë dhe shëndetit në punë, Naim Bajraktari ka kritikuar institucionet dhe punëdhënësit për mungesën e rezultateve konkrete në garantimin e sigurisë së punëtorëve, duke theksuar se mungesa e sanksioneve po ndikon në përsëritjen e rasteve tragjike në vendet e punës në Kosovë.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ai tha se pavarësisht aksioneve të zhvilluara për një muaj radhazi, nuk është bërë e ditur se çfarë masash janë ndërmarrë dhe kush është ndëshkuar.

“Me gjithë atë aksion që patëm për një muaj radhazi, të paktën nuk patëm asnjë rezultat se çfarë ndodhi, çfarë sanksionesh janë marrë. Prapë kemi ardhur në një pozicion se kujt t’ia lëmë fajin. Fajtori është pikërisht te punëdhënësi dhe shteti, te gjyqësia që nuk merr masa dhe nuk dënohet askush. Vërtet kjo është e mjerueshme”, deklaroi ai.

Sipas Bajraktarit, zbatimi i sanksioneve është mënyra e vetme për të ndryshuar qasjen e punëdhënësve ndaj sigurisë në punë.

“E vetmja gjë është sanksioni. Sanksioni i sjell të gjitha me vete. Punëdhënësi sillet në mënyrë të pakujdesshme ndaj punëtorëve. Ne vazhdimisht themi se investimi dhe sigurimi në punë nuk është shpenzim, por investim për ta rritur kualitetin e jetës së punëtorëve dhe produktivitetin e punës”, tha ai./teve1.info/

Tags: aksionetinstitucionetKosoveNaim Bajraktarisiguria ne puneTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohet një person për rastin e vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Vushtrri

Ndalohet një person për rastin e vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Vushtrri

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

I lënduari në Istog në gjenjde jo stabile dhe politraumë e rëndë, Emergjenca jep detaje për rastin

Gërvalla: Shërbimi Sprovues i Kosovës, komponent i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë

Gërvalla: Shërbimi Sprovues i Kosovës, komponent i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë

Zeqiri: Nuk është e shëndetshme që pushteti të mbetet në duart e një partie të vetme

Zeqiri: Nuk është e shëndetshme që pushteti të mbetet në duart e një partie të vetme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën