Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren.
Sipas burimeve të Sinjalit, menaxheri i qendrës sportive, Edon Godeni, ka raportuar në Polici se përmes kamerave të sigurisë kishte vërejtur disa tifozë të grupit “Arpagjikt” duke hipur mbi pjesë të objektit dhe duke shkaktuar dëme materiale.
Dyshohet se gjatë incidentit janë thyer disa poqa elektrikë, ndërsa janë shkaktuar edhe dëmtime tjera në ambientet e palestrës sportive.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa Policia ka nisur procedurat hetimore për identifikimin e personave të përfshirë në demolimin e inventarit të palestrës.
Rasti është iniciuar si “Dëmtim prone”.









