TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përzgjedhësi i ri i Kombëtares, Maran: Shqipëria, një vend me krenari, synojmë Evropianin

by Bujar Mehmeti
2 orë ago
0
A A
Përzgjedhësi i ri i Kombëtares, Maran: Shqipëria, një vend me krenari, synojmë Evropianin

Një emër i madh i futbollit italian, Gigi Riva që nuk i ka dhuruar asgjë askujt dikur ka thënë: ‘Cagliari i Maran është shumë i bukur. Të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë’. Kanë kaluar 6 vjet dhe Maran vendosi se çfarë do të bëjë në jetën e tij; erdhi të drejtojë kombëtaren shqiptare. Në moshën 62 vjeçare, ai për herë të parë do të jetojë jashtë Italisë, për herë të parë do të drejtojë një kombëtare dhe për herë të parë do të ketë një objektiv që nuk është qëndrimi apo ngjitja në kategori, por botërorin.

Tingëllon ndryshe, Maran është anti-personazh, por jeta e tij është e fshehur në një detaj; e kanë dashur kudo që ka shkuar, te Catania, Chievo, Brescia. A do ta duan edhe në Shqipëri? Ndërkaq, Maran rrëfehet në një intervistë të gjatë për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello sport’

Përse të ndryshosh jetë në moshën 62 vjeçare?

Sepse kur më kërkoi Shqipëria, u emocionova. Perceptova menjëherë se është një komb me krenari dhe me një ndjenjë të jashtëzakonshme të përkatësisë

Po tani ku do të jetosh? Në Tiranë apo Itali?

‘Në Tiranë. Për mendimin tim eksperienca duhet përjetuar në këtë mënyrë; të dielën do të transferohem dhe do të nis punën e vërtetë. Pastaj qyteti është shumë i bukur, me një mikpritje të pabesueshme. Bashkëshortja ime që është një interior designer, do të bëjë vajtje-ardhje, jemi mësuar’

Gianni De Biasi, që çoi Shqipërinë në Evropian, natën e parë në Tiranë fjeti me një karrige pas portës se i trembej suprizave të hidhura. Paragjykime të kohëve të tjera…Keni komunikuar?

‘Sigurisht, Gianni është një mik, është personi i parë që kam telefonuar. E kujtoj mjaft mirë aventurën e tij, bëja tifo për të. Më tha që të mos kem dyshime se po bëja zgjedhjen e duhur dhe se Shqipëria bëri zgjedhjen e duhur duke besuar te unë. Kjo më dha kënaqësi. Si për kuriozitet, kam folur edhe me Igli Taren përpara 20 ditësh në Milanello. Nuk mund të imagjinoja se do të drejtoja kombëtaren e tij’.

Të shohim rrugëtimin. Si mund të shkohet nga Trento në Tiranë pas 27 vitesh punë  të palodhur?

‘Vij nga një familje me artizanë, njerëz që gjithnjë kanë punuar. Babai dhe vëllezërit e mi ishin në ndërtim, lyerje dhe panelim. Unë jam njësoj, nuk kërkoj skenën dhe më pëlqen të punoj’

Eksperienca e parë në stol ka qenë në 1997-98; asistent i Silvio Baldinit. Tani njëri drejton Italinë dhe tjetri Shqipërinë dhe po ta mendosh duket e pabesueshme. Tani ta themi; sa i çmendur është Baldini nga 1 në 10?

‘Jo kaq shumë, më besoni. Ka një karakter shumë të vendosur, por e di gjithnjë atë çfarë bën. Unë do t’i jem gjithnjë mirënjohës. Më kishte premtuar se do të më çonte në Serie B dhe një orë pasi pata një pankinë dhe më telefonoi. Për 10 sekonda, rreshta së luajturi dhe i thashë po’

Momenti më i vështirë dhe më i bukur në këto vite si trajner?

‘Më i vështiri te Genoa kur kishim 22 futbollistë pozitivë me Covid. Në pasiguri totale. Më i bukuri debutimi në Serie A me Roma-Catania 2-2 në gusht të 2012; po fitonim duke luajtur mirë, na barazuan në fakt në minutën e 91 dhe në minutat shtesë goditëm edhe tramversën me Castro. Tregon faktin që shkuam për të fituar, jo për të marrë një pikë

Një gjë që ke mësuar në 10 vitet e fundit?

‘Jam bërë më tolerant. Më parë nuk kisha shumë durim, nëse gjërat nuk shkonin si doja unë, zemërohesha shumë. Kam mësuar të pranoj një tjetër mënyrë për të jetuar futbollin

Për shembull?

‘Pitu Barrientos në Catania. Të jepte përshtypjen se nuk kishte dëshirë, por tani kuptova se më dha gjithçka.Ose më mirë, gjithçka kishte’

Futbollisti më i fortë me të cilin ke punuar është Papu Gomez?

‘Është e vështirë të përgjigjem. Papu, Barella, Srna, Nainggolan, Almiron, Pandev në fundin e karrierës…’

Si ishte të punoje me Nainggolan?

‘Një spektakël. Jashtë fushave të lojës është le të themi…tepër i gjallëruar, por ta kishe në fushë ishte një kënaqësi. Të bënte të ndiheshe krenar’

Po tani, cili objektiv i kësaj eksperience do të të bënte krenar?

‘Objektivi është të kthehemi në Ligën B të Nations League dhe të kualifikohemi në Evropian. Ëndërroj të arrij rezultate të rëndësishme dhe të shkruaj një faqe të historisë. Falenderoj presidentin e Federatës, Duka për zgjedhjen. Stadiumi i Tiranës më la gojëhapur, mezi pres të punoj brenda tij. Dua të shkoj të shoh sa më shumë stërvitje të mundshme dhe të studioj gjuhën shqipe për të folur me lojtarët. Doja të aplikoja futbollin tim; proaktiv, vertikal dhe luftarak. Të marrësh rezultatet me djersë dhe lodhje është në ADN e këtij kombi’

Le të bëjmë një test me dy pyetje për të kuptuar se çfarë trajneri kombëtareje do të jetë Maran. Pyetja e parë: Kombëtarja e preferuar e të gjitha kohërave?

‘Italia e vitit 1982. Isha 19 vjeç dhe doja të bëhesha futbollist; mosha e duhur për ta vlerësuar. Pastaj Holanda e Cruyff. Luante një futboll kaq të evoluar sa ne fëmijëve na dukej sikur po ëndërronim

Pyetja e dytë: Futbollistët e tu të preferuar sot?

‘Futbollistët teknikë. Le të themi, Pedri, Olise, Mbappe

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tifozët “Arpagjikët” demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi – Trepça

Tifozët “Arpagjikët” demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi – Trepça

Biletat për festën e Arsenalit në ndeshjen ndaj Crystal Palace kushtojnë deri në 83,000 euro

Biletat për festën e Arsenalit në ndeshjen ndaj Crystal Palace kushtojnë deri në 83,000 euro

Mancini pranon edhe pagë të vogël vetëm për të drejtuar Italinë

Mancini pranon edhe pagë të vogël vetëm për të drejtuar Italinë

Granit Xhaka shpallet lojtari i vitit te Sunderlandi

Granit Xhaka shpallet lojtari i vitit te Sunderlandi

Të premten nderohen viktimat e masakrës së Burgut të Dubravës

Të premten nderohen viktimat e masakrës së Burgut të Dubravës

“Mesditë”- 21.05.2026

“Mesditë”- 21.05.2026

Dibrani dhe Greif flasin për rehabilitimin e të burgosurve radikalë

Dibrani dhe Greif flasin për rehabilitimin e të burgosurve radikalë

Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes

Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes

Dëmtohet sërish kyçja në Mazgit, Ministria e Infrastrukturës del me njoftim

Dëmtohet sërish kyçja në Mazgit, Ministria e Infrastrukturës del me njoftim

​Hamza premton paga e pensione më të larta, thotë se vendi është në krizë të thellë

​Hamza premton paga e pensione më të larta, thotë se vendi është në krizë të thellë

Rama thotë se qeveria po bllokon ndërtimin e “Ishullit Urban”, fton Prokurorinë të marrë masa

Rama thotë se qeveria po bllokon ndërtimin e “Ishullit Urban”, fton Prokurorinë të marrë masa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën