TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-polici i Kosovës, Bojan Jevtiq e pranon se i shërbeu BIA-s serbe, dënohet me gjashtë vite burgim

Ish-togeri i Policisë së Kosovës, Bojan Jevtiq, është dënuar sot me gjashtë vite burgim për spiunazh. Dërgimin e informacioneve të ndjeshme tek BIA serbe e pranoi vet Jevtiq. Megjithatë, ai tha se detyrën si polic i Kosovës e kreu me ndershmëri.

by Florijeta Dernjani
2 orë ago
1 0
A A

Deri në korrik të vitit të kaluar, punonte në Policinë e Kosovës.

Mirëpo, Bojan Jevtiq u arrestua nën dyshimet për spiunazh tek BIA serbe.

Mbi Jevtiqin rëndojnë akuzat për dërgim të informacioneve të ndjeshje që cënojnë rendin kushtetues tek zyrtarët e BIA-s.

Vet Jevtiq e pranoi fajësinë për këto akuza të rënda të ngritura nga Prokuroria Speciale.

Madje, këtë ai e bëri në një fazë krejt të hershme të hetimeve.

Rrjedhimisht, mes prokurorisë speciale dhe Bojan Jevtiq u arrit marrëveshje për pranim të fajësisë.

Nga mbrojtja e Jevtiq, u kërkua që në verdiktin e Gjykatës, të merren parasysh rrethana lehtësuese.

“I pandehuri qysh në fazën e hetimeve, para ngritjes së aktakuzës ka arritur marrëveshje me prokurorinë speciale edhe ka kontribuar mjaft në shkurtimin e kësaj procedure; i njëjti s’ka qenë asnjëherë i dënuar; ai ka treguar një pendim të thellë njerëzor”, ka thënë Nikoliq.

Gjykata e pranoi marrëveshjen e arritur mes palëve.

Para verdiktit, Jevtiq tha disa fjalë.

“Jam baba i tre fëmijëve të mitur dhe kujdesem për ta. Në familjen time askush nuk është dënuar. Si zyrtar policor e kam kryer punën me ndershmëri. Kërkoj nga Gjykata dënimin minimal…”, u shpreh Jevtiq.

Pas dëgjimit të të gjitha palëve, Gjykata vendosi që Jevtiqin ta dënoj me gjashtë vite burgim dhe dy mijë euro gjobë.

Jevtiqit iu konfiskua edhe  dy milionë dinarë serbë, 7 mijë euro dhe 5 mijë franga zviceriane, të cilat sipas prokurorisë janë dobia pasurore e togerit për spiunazh.

Që prej momentit të arrestimit, Jevtiq ndodhet në paraburgim, kohë e cila do t’i llogaritet në vuajtjen e dënimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza: Me qeverinë tonë, krizat do t’i takojnë së kaluarës

Hamza: Me qeverinë tonë, krizat do t’i takojnë së kaluarës

EULEX-i dhe Ministria e Punës diskutojnë forcimin e mbrojtjes së fëmijëve nga abuzimi seksual

EULEX-i dhe Ministria e Punës diskutojnë forcimin e mbrojtjes së fëmijëve nga abuzimi seksual

Gjini nga Suhareka: 40 vjet punë, 150 euro pension, kjo është padrejtësi që duhet të marrë fund

Gjini nga Suhareka: 40 vjet punë, 150 euro pension, kjo është padrejtësi që duhet të marrë fund

Kurti premton përkrahje për studentët e IT-së: Do të ndërtohet kullë ICT në Prishtinë

Kurti premton përkrahje për studentët e IT-së: Do të ndërtohet kullë ICT në Prishtinë

Shembet ndërtesa në Gjermani, ekipet kërkojnë për tre të mbijetuarit nën rrënoja

Abdixhiku: Shteti nuk zhvillohet duke i parë bizneset me dyshim

Abdixhiku: Shteti nuk zhvillohet duke i parë bizneset me dyshim

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

​Suspendohen dy zyrtarë policorë në veri, Elshani jep detaje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën