TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sot gjysmëfinalja e dytë e Eurovision 2026, Alis ngjitet në skenë me “Nân”

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Sot gjysmëfinalja e dytë e Eurovision 2026, Alis ngjitet në skenë me “Nân”

Mbrëmjen e sotme, Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën emocionuese “Nân”, në gjysmëfinalen e dytë të festivalit më të madh muzikor në Evropë.

Ai do të jetë i 13-ti nga 15 artistët që konkurrojnë në gjysmëfinalen e dytë, por vetëm 10 prej tyre do të kenë mundësinë të arrijnë finalen e 16 majit.

Pas provës gjenerale të zhvilluar një ditë më parë, artisti shqiptar synon të sigurojë një vend në natën finale të Eurovisionit.

Kënga “Nân” sjell një mesazh të fuqishëm dhe prekës mbi figurën e nënës në familjen shqiptare, duke ndërthurur tekstin emocional me motive muzikore të thella dhe autentike shqiptare.

Edhe videoklipi i këngës është vlerësuar për ndjeshmërinë dhe simbolikën që përcjell, duke e kthyer performancën e Alis në një rrëfim universal për dashurinë, sakrificën dhe forcën e nënës.

Diaspora shqiptare, vendimtare për kualifikimin

Për shkak të rregullores së Eurovisionit, shqiptarët që ndodhen brenda territorit të Shqipërisë nuk mund të votojnë për vendin e tyre.

Për këtë arsye, shpresat për kualifikim mbështeten kryesisht te diaspora shqiptare dhe mbështetësit jashtë vendit.

Shqipëria do të konkurrojë sonte së bashku me 14 shtete të tjera, mes tyre Bullgaria, Azerbajxhani, Rumania, Luksemburgu, Çekia, Armenia, Zvicra, Qipro, Letonia, Danimarka, Australia, Ukraina, Malta dhe Norvegjia.

Ndërkohë, Austria, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat kalojnë automatikisht në finale, do të performojnë dhe do të votojnë gjatë mbrëmjes së sotme.

Si mund të votohet për Shqipërinë?

Publiku shqiptar jashtë vendit mund të mbështesë Alis me kodin 13 duke votuar gjatë kohës kur televotimi të shpallet i hapur në transmetimin live të gjysmëfinales.

Në shtetet pjesëmarrëse të gjysmëfinales së dytë, votimi bëhet duke dërguar kodin 13 në numrin e publikuar nga transmetuesi përkatës i vendit ku jetoni.

Ndërsa shqiptarët që jetojnë në vende jo-pjesëmarrëse mund të votojnë online përmes platformës zyrtare të Eurovisionit: esc.vote.

Votimi online përmes platformës esc.vote është hapur prej mesnatës dhe do të qëndrojë deri pak para nisjes së natës së gjysmëfinales së dytë.

Ndërsa votimi me SMS me kodin përkatës të këngëtarit (Alis me kodin 13) hapet pas performimit të të gjithë këngëtarëve gjatë natës live të gjysmëfinales së dytë dhe do të qëndrojë i hapur për rreth 18 minuta.

Këtë vit, moderimi i festivalit i është besuar prezantueses Victoria Swarovski dhe aktorit Michael Ostrowski.

Shqipëria hyn sonte në skenë me shpresën për të prekur finalen dhe për të sjellë një tjetër moment krenarie për muzikën shqiptare në arenën europiane./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sisteme sekrete të përdorura nga Izraeli në vrasjet masive të civilëve në Gaza zbulohen në një film të ri

Sisteme sekrete të përdorura nga Izraeli në vrasjet masive të civilëve në Gaza zbulohen në një film të ri

Kurti në hapjen e PriFest: Kinematografia vendore po udhëton me sukses në skenat ndërkombëtare

Kurti në hapjen e PriFest: Kinematografia vendore po udhëton me sukses në skenat ndërkombëtare

​​Sonte në Prishtinë u hap ekspozita “Ditari i një fotografi të luftës”

​​Sonte në Prishtinë u hap ekspozita “Ditari i një fotografi të luftës”

“Ditari i një fotografi të luftës” hapet në Prishtinë, ekspozitë në nderim të luftës së UÇK-së

“Ditari i një fotografi të luftës” hapet në Prishtinë, ekspozitë në nderim të luftës së UÇK-së

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

“Kurrë më e bukur se sot nuk është dukur Prishtina”, Vlora Çitaku pas “Marshit për Liri”

Aksident me fatalitet në Istog, vdesin dy persona

Dy kamionë përplasen në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezi, lëndohen dy persona dhe kërkojnë ndihmë mjekësore

Liverpooli dëshpëron ndaj Fulhamit

Liverpooli dëshpëron ndaj Fulhamit

Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Budapest

Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Budapest

Shqipe Mehmeti-Selimi: Faleminderit që u bashkuat në “Marshin e Lirisë”, tani presim 16 shtatorin

Shqipe Mehmeti-Selimi: Faleminderit që u bashkuat në “Marshin e Lirisë”, tani presim 16 shtatorin

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

Aksident me fatalitet në Junik, humb jetën drejtuesi i katërçikletës

Grenell: Ekziston mbështetje dypartiake amerikane për Thaçin, tani është në dorën e Hagës

Grenell: Ekziston mbështetje dypartiake amerikane për Thaçin, tani është në dorën e Hagës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën