TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nis nata e parë gjysmëfinale e Eurovisionit, Shqipëria performon të enjten

by teve1
2 orë ago
0
A A
Nis nata e parë gjysmëfinale e Eurovisionit, Shqipëria performon të enjten

Qyteti i Vjenës është veshur me ngjyrat dhe moton “Të Bashkuar nga Muzika” për të mirëpritur edicionin e 70-të të Eurovision Song Contest.

Nën dritat e sallës ikonike Wiener Stadthalle, 35 shtete do të garojnë për kurorën e kontinentit, në një vit që sjell rregulla të reja dhe emocione të forta.

Plot 11 vjet pas organizimit të fundit, Austria është sërish mikpritëse e eventit më të madh muzikor evropian, pas fitores së këngëtarit JJ në vitin 2025 me këngën “Wasted Love”.

15 vendet pjesëmarrëse në gjysmëfinalen e parë janë: Moldavia, Suedia, Kroacia, Greqia, Portugalia, Gjeorgjia, Finlanda, Mali i Zi, Estonia, Izraeli, Belgjika, Lituania, San Marino, Polonia dhe Serbia.

Dhe dy vendet e tjera, konkretisht Gjermania dhe Italia, kualifikohen automatikisht për finalen dhe do të performojnë e do të votojnë gjatë këtij spektakli.

Shqipëria së bashku me 14 vende të tjera, sikurse Bullgarinë, Azerbajxhanin, Rumaninë, Luksemburgun, Çekinë, Armeninë, Zvicrën, Qipron, Letoninë, Danimarkën, Australinë, Ukrainën, Shqipërinë, Maltën dhe Norvegjinë do të marrin pjesë në gjysmëfinalen e dytë që do të zhvillohet të enjten, më 14 maj.

Ndërsa Austria, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar (që kalojnë direkt në finale) gjithashtu do të performojnë dhe votojnë gjatë shfaqjes.

Alis dhe mesazhi i këngës “Nan”

Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit nga këngëtari Alis me këngën “Nan”, e cila mbart një mesazh të fuqishëm dhe universal mbi figurën e nënës në familjen shqiptare.

Performanca e tij në skenë është cilësuar si një ndërthurje e thjeshtësisë së tekstit me një motiv muzikor të thellë, gjë që ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, përfshirë gjigantin BBC.

Alis ka rrëfyer emocionet e provave dhe përgatitjet intensive për natën e dytë gjysmëfinale, ku do të ngjitet në skenë i 13-ti në radhë.

“Çfarë mund të them, është ëndërr. Në momentin e parë që kam shkuar për të bërë provat, nuk ndihesh sikur po bën provë, ndihesh sikur po të shikon e gjithë bota,” u shpreh Alis. “Kjo është pjesa më e bukur që përjetojnë artistët në Eurovizion. Fansat kanë një energji që nuk di si ta përshkruaj. Jam jashtë mase mirënjohës për gjithë mbështetjen e shqiptarëve dhe uroj t’i bëj sa më krenarë.”

Përtej garës, Alis theksoi klimën e shkëlqyer miqësore me artistët e tjerë konkurrues, duke lënë të hapur edhe mundësinë e bashkëpunimeve të reja ndërkombëtare pas përfundimit të festivalit.

Rregullat e reja dhe si të votoni për Shqipërinë

Këtë vit, Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka forcuar rregullat e votimit në përgjigje të akuzave për manipulime në të kaluarën.

Numri maksimal i votave për person është përgjysmuar në 10, duke shtrënguar masat kundër aktiviteteve të dyshimta.

Për të çuar Shqipërinë në finalen e madhe, mbështetja e diasporës është thelbësore.

“ Nëse janë pjesë e vendeve që janë pjesëmarrëse të Eurovizionit, mjafton numri 13 që është kënga përfaqësuese e Alis dhe gjithashtu kodet e vendeve të tyre. Ndërsa nëse janë nga vende të tjera që nuk janë pjesë e Eurovizionit, ata mund të votojnë më datë 14 për këngën e Alis gjatë gjithë ditës më datë 14. Nuk do të mund të votojnë në momentin që transmetohet drejtpërdrejt spektakli i Eurovizionit dhe do të mund të votojnë edhe pak minuta pasi kënga e Alis dhe pasi vetë spektakli të ketë përfunduar në mënyrë që votat e tyre të bashkohen si një buqetë dhe të na çojnë në finale. Kjo do të ishte një arritje e rëndësishme dhe një shpërblim i sakrificës së madhe që Alis dhe Radio Televizioni Shqiptar ka bërë gjatë këtyre gjashtë muajve,” ka shpjeguar gazetarja e RTSH-së, Sonila Agostini.

Udhëzuesi i votimit, si ta mbështesim Shqipërinë?

Rregullat e Eurovision nuk lejojnë votimin nga brenda territorit të vendit përfaqësues, çka e bën diasporën faktorin kryesor për kualifikim.

Për ata që ndodhen në shtetet pjesëmarrëse (gjysmëfinalja e dytë)

Nëse ndodhesh në një nga shtetet pjesëmarrëse në natën e dytë të gjysmë finales, me 14 maj, voto me kodin 13 me numrin përkatës të vendit ku ndodhesh gjatë kohës që hapet televotimi.

Për ata që ndodhen në shtetet jo pjesëmarrëse

Nëse ndodheni në një vend që nuk merr pjesë në këtë edicion të festivalit, sërish mund ta jepni kontributin tuaj.

Organizatorët kanë vënë në dispozicion platformën zyrtare esc.vote, ku mund të votoni online lehtësisht.

Kalendari i netëve live

• Sonte, e martë 12 maj (Gjysmëfinalja e Parë): Garojnë 15 vende, kualifikohen 10 për në finale. Gjermania dhe Italia do të performojnë dhe do të votojnë në këtë natë.

• E enjte, 14 maj (Gjysmëfinalja e Dytë): Kjo është nata e Shqipërisë! Garojnë 15 vende, ku kualifikohen 10. Austria, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të performojnë dhe do të votojnë në këtë mbrëmje.

• E shtunë, 16 maj (Finalja e Madhe): 20 shtetet e kualifikuara i bashkohen 5 vendeve finaliste të përhershme për të shpallur fituesin e madh të vitit 2026./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sllovenia, Spanja dhe Irlanda nuk do ta transmetojnë Eurovisionin për shkak të Izraelit

Sllovenia, Spanja dhe Irlanda nuk do ta transmetojnë Eurovisionin për shkak të Izraelit

Pal Lekaj njofton se nuk do të jetë në garë për deputet

Dokumentari i anuluar nga BBC për Gazën fiton çmimin BAFTA

Dokumentari i anuluar nga BBC për Gazën fiton çmimin BAFTA

Dita e dytë e Panairit të librit të vjetër, të rrallë dhe të përdorur, mbi tre mijë libra

Dita e dytë e Panairit të librit të vjetër, të rrallë dhe të përdorur, mbi tre mijë libra

A po i vë Albin Kurti ndërkombëtarët para aktit të kryer- flet Kulla

Mbështeti publikisht Erion Veliajn, analisti Ilir Kulla: Bravo Robert Ndrenika

LDK i kërkon Kushtetueses vendim të drejtë për situatën në Kuvend

Publikohet lista e LDK-së, Hoti e Bajrami jashtë dhjetëshes

Lushtaku reagon ndaj akuzave të Alban Bajramit: Je marrë me Sami Lushtakun, trego pse nuk e ke mbiemrin e babës tënd?

Lushtaku reagon ndaj akuzave të Alban Bajramit: Je marrë me Sami Lushtakun, trego pse nuk e ke mbiemrin e babës tënd?

Emisioni “Info Nata” 12.04.2026

Emisioni “Info Nata” 12.04.2026

AAK në krah të studentëve në RMV: Provimi në shqip është e drejtë

AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit

Voton Haradinaj, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Ramush Haradinaj do të garojë me këtë numër në zgjedhje

AKR-ja nuk garon në zgjedhjet e 7 qershorit

AKR-ja nuk garon në zgjedhjet e 7 qershorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën