TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Berisha: 8 maji ishte mesazhi i madh i revoltës kundër diktaturës

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Berisha: 8 maji ishte mesazhi i madh i revoltës kundër diktaturës

Protesta e 8 majit në Tiranë ishte një mesazh i madh revolte kundër qeverisë.

Kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në foltoren e radhës para kryeministrisë, ndërsa falënderoi qytetarët në protestë, duke i cilësuar si elita e guximit të shqiptarëve, që nuk mund të pajtohen me regjimin.

“Një ditë shiu të pandërprerë, pas një terrori të gjithanshëm shtetëror, pas një terrori dhe censure mediatike të paparë. Dhjetëra e mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur revoltën e tyre ndaj një regjimi armiqësor, ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. U mblodhën për të dëshmuar se ata janë shpresa e këtij vendi, se ata janë elita e guximit të shqiptarëve, se ata janë qytetarët më përgjegjësinë më të lartë para vetes, para familjes, para shoqërisë dhe vendit të tyre. U mblodhën për t’i përcjellë çdo shqiptari, por dhe çdo qytetari të lirë në Europë dhe në botë, se nuk pajtohemi kurrë me këtë regjim, i cili nuk asnjë orë legjimitet. Me këtë regjim, që i shndërron procesin më themelor të demokracisë, zgjedhjet në farsë zgjedhore”, tha Berisha.

Berisha akuzoi qeverinë se ka shndërruar zgjedhjet në farsë dhe se përdor drejtësinë për të goditur opozitën.

Ai përmendi edhe arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta, duke e cilësuar si akt presioni ndaj kundërshtarëve politikë.

“Nuk pajtohen me këtë regjim, që për të grabitur zgjedhjet arreston në vitin elektoral, për të mbjellë terror, lidershipin e opozitës si persona nën hetim. Nuk pajtohen me një narkodiktator, i cili për të mbjellë terror në qytetarët e tij sjell në sallën e gjyqit, në kafaz xhami, duke shkelmuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke shkelmuar Kushtetutën e vendit, duke shkelmuar Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të Lirive dhe të të Drejtave të qytetarëve. Sjell në kafaz ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e parlamentit për t’u thënë shqiptarëve se, kur unë e fus në kafaz këtë, juve ju fus të gjallë në varr. Ky është morali, që ky bastard i xhelatëve, Koleka-Rama. Ndaj dhe, në mënyrë të përsëritur deklaroj se ky ka sjellë moralin kriminal të etërve të tij në moralin kriminal të pushtetit të tij”, tha ai./A2CNN

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Spanja shpall tri ditë zie pas aksidentit hekurudhor me 68 viktima

Spanja shpall tri ditë zie pas aksidentit hekurudhor me 68 viktima

Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022

Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022

Samiti Rusi-Afrikë: Putini dhe liderët afrikanë diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

Samiti Rusi-Afrikë: Putini dhe liderët afrikanë diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

Berisha për Ligjin për Specialen: Është lojë politike, nuk ua hap dyert e burgut të akuzuarve në Hagë

Berisha për Ligjin për Specialen: Është lojë politike, nuk ua hap dyert e burgut të akuzuarve në Hagë

Rrecaj: Ka dështuar Qeveria në rastin e Arlinda Zekajt, seanca në Kuvend ishte e turpshme

Rrecaj: Ka dështuar Qeveria në rastin e Arlinda Zekajt, seanca në Kuvend ishte e turpshme

“Info Nata”- 28.10.2026

“Info Nata”- 28.10.2026

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Rashiq: Lista Serbe s’po reagon për humbjen e Vuçiqit, pret udhëzime nga lart – mund të ketë dorëheqje të kryetarëve të komunave

Rashiq: Lista Serbe s’po reagon për humbjen e Vuçiqit, pret udhëzime nga lart – mund të ketë dorëheqje të kryetarëve të komunave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën