TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani zyrtarizon Albena Reshitajn në ekipin e saj politik

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Osmani zyrtarizon Albena Reshitajn në ekipin e saj politik

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ish-deputetja dhe ish-ministrja Albena Reshitaj i është bashkuar ekipit të saj politik.

Përmes një postimi publik, Osmani e ka cilësuar Reshitajn si një bashkëpunëtore të kahershme, duke theksuar rolin e saj në momente të rëndësishme politike dhe kontributin në mbështetje të institucioneve të Kosovës.

Ajo ka vlerësuar qëndrueshmërinë politike dhe angazhimin e Reshitajt ndër vite, duke përmendur edhe votën e saj në procesin e zgjedhjes së presidentes në vitin 2021.

“Një bashkëpunim i filluar më shumë se një dekadë më parë, e i ndërtuar mes sfidash e suksesesh të përbashkëta, po vazhdon edhe sot.

Prof.asoc.dr. Albena Reshitaj, ish ministre, deputete në 4 mandate, e mbi të gjitha një grua parimore dhe me bindje politike të qëndrueshme, ka dëshmuar vazhdimisht se nuk dorëzohet para asnjë sfide apo kërcënimi, kur është në pyetje mbrojtja e interesit të Kosovës.

Kur u zgjodha Presidente në vitin 2021, me votën e saj vendimtare, Albena krijoi kuorumin e nevojshëm dhe bllokoi rolin e Listës serbe në krijimin e institucioneve, pa asnjë interes personal e pa kërkuar absolutisht asgjë!

Ajo dëshmoi shumëherë, e po e dëshmon edhe sot se politika mund të ndërtohet mbi dinjitet, integritet dhe vizion për Kosovën, e gjithnjë e palëkundur para atyre që nuk e njohin Kosovën si dhe para atyre që dojnë të shkatërrojnë gjithçka që është ndërtuar me sakrificë. Kosova ka nevojë për njerëz që dijnë të punojnë bashkë, e jo për të tillë që dojnë të shkatërrojnë njëri-tjetrin.

Si trashëgimtare e një familjeje atdhetare, mbesë e Ramë Bllacës, ajo do të vazhdojë të mbrojë kauza për të cilat është sakrifikuar ndër shekuj. Kosova do ta ketë nderin ta ketë deputete, ndërsa qytetarët tanë kanë mundësinë që edhe njëherë të vlerësojnë parimësinë, guximin, nderin, besnikërinë ndaj shtetit dhe profesionalizmin e Albenës. Na priftë e mbara”, ka thënë Osmani./teve1.info/

Tags: Albena ReshitajTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Qëndrueshmëria financiare sfidë për mediat, Franca e mbështet Kosovën në luftën kundër dezinformimit

​Qëndrueshmëria financiare sfidë për mediat, Franca e mbështet Kosovën në luftën kundër dezinformimit

IKShPK: Për dy javë 19 raste me Covid-19

IKSHPK apelon për vaksinimin kundër fruthit

Haxhiu pranon Raportin Vjetor të BQK-së, vlerëson stabilitetin financiar të vendit

Haxhiu pranon Raportin Vjetor të BQK-së, vlerëson stabilitetin financiar të vendit

Sir Geoffrey Nice për Dhomat e Specializuara: Kosova pagoi çmimin veprimeve të imponuara

Sir Geoffrey Nice për Dhomat e Specializuara: Kosova pagoi çmimin veprimeve të imponuara

Arrestohet Dritan Goxhaj

Përfaqësuesit amerikanë në Doha, pa takime të drejtpërdrejta me Iranin

Si ndodhi vrasja e imamit dhe çfarë mosmarrëveshje kishte me të dyshuarin, flet familjari i viktimës

Si ndodhi vrasja e imamit dhe çfarë mosmarrëveshje kishte me të dyshuarin, flet familjari i viktimës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën