Shkruan: Hajriz Hajdari
Futbolli sot fatkeqësisht ka hyrë komplet në komercializëm.
VAR-i që u prezantua kinse për drejtësi, në shumë raste po del më shumë i dëmshëm sesa i dobishëm. Dita-ditës loja po e humb emocionin, spontanitetin dhe ndjenjën që e ka bërë futbollin sportin më të dashur në botë.
Kur iu duhet institucioneve të futbollit, VAR-i ndërhyn për çdo kontakt minimal, ndërsa kur nuk iu konvenon, thonë: “Nuk kishte mjaftueshëm elemente për ndërhyrje”.
Pikërisht këtu lind dyshimi dhe humbet besimi i tifozëve.
E kemi parë shumë herë: Kur duhet të largohet një ekip nga gara — del kartoni i kuq, kur duhet të shpallet dikush kampion— interpretohen rregullat ndryshe,
në një ndeshje VAR thërret për çdo rast, në tjetrën hesht komplet për të njëjtin veprim.
Futbolli pa VAR ka pasur gabime, por ato janë pranuar si gabime njerëzore dhe loja ka pasur emocion, debat sportiv dhe shpirt.
Sot, po shohim gabime të qëllimshme, kontrollë të plotë nga institucionet dhe manipulim që po e dëmton vet futbollin.
Kontroll jo për të mirën e lojës, por për interesa të caktuara.
Dhe kjo është ajo që po e largon tifozin e vërtetë nga futbolli.
(Autori është analist i përhershëm i emisionit VAR në Tëvë 1, në rolin e ekspertit të referimit dhe ish-gjyqtar i futbollit)










