TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE

by teve1
2 muaj ago
3
A A
Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimi Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, në margjina të Samiti i Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Sipas Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit u diskutua për situatën politike në rajon dhe çështjet e sigurisë, në kuadër të sfidave ndërkombëtare gjithnjë e më të ndërlidhura.

Kurti ka theksuar rëndësinë e linjëzimit me BE-në në adresimin e këtyre sfidave, si dhe në avancimin e integrimit evropian të Kosovës.

Ai ka rikonfirmuar përkushtimin për agjendën e reformave dhe kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, duke vënë në pah progresin e arritur dhe nevojën për trajtim të drejtë, të bazuar në meritë.

Në takim u trajtuan edhe zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë zbatimin e ligjit për të huajt dhe dakordimin e datës 14 mars, e cila u cilësua si një momentum i ri pozitiv për rrugën përpara.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve ishte edhe procesi i dialogut ndërmjet Kosova dhe Serbia, si dhe çështja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Kurti ka ngritur shqetësimet për pasivizimin e adresave dhe mungesën e mbështetjes financiare për Luginën.

“Takimi u zhvillua në një frymë konstruktive dhe shërbeu për shkëmbim të hapur të pikëpamjeve mbi temat me interes të përbashkët, duke riafirmuar rëndësinë e vazhdimit të komunikimit të afërt dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve shtetërore të Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, theksohet në fund të komunikatës./teve1.info/

Tags: albin kurtiBEKaja KallasKosova
ShareTweet

Postime të ngjashme

Raportohet i zhdukur një person në Pejë

Një burrë raportohet i zhdukur në Ferizaj

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen katër persona të dyshuar për grabitje në Prishtinë

Dy oficerë të FSK-së diplomojnë në Turqi

Dy oficerë të FSK-së diplomojnë në Turqi

Sulmohen dy policë në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencë

Dy policë lëndohen pas sulmit gjatë kryerjes së detyrës, arrestohet një person

Raportohet i zhdukur një person në Pejë

Një burrë raportohet i zhdukur në Ferizaj

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen katër persona të dyshuar për grabitje në Prishtinë

Caktohet gjyqtari i gjysmëfinales së Botërorit, Spanjë-Francë

Caktohet gjyqtari i gjysmëfinales së Botërorit, Spanjë-Francë

Dy oficerë të FSK-së diplomojnë në Turqi

Dy oficerë të FSK-së diplomojnë në Turqi

Sulmohen dy policë në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencë

Dy policë lëndohen pas sulmit gjatë kryerjes së detyrës, arrestohet një person

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet shtetasi i huaj për kërcënim ndaj “përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”

Çmimet e naftës në nivelin më të ulët që nga dhjetori 2021

Çmimet e naftës së papërpunuar Brent sot u rritën me rreth 5%

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën