TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

27-vjet nga masakra, përkujtohen të vrarët e Studimes, kërkohet drejtësi

by Adea Mustafaj
4 muaj ago
2 0
A A

Edhe pas më shumë se dy dekadash, dhimbja për banorët e fshatit Studime të Vushtrrisë, është po e njëjtë.

Për të përkujtuar të gjithë të vrarët në masakrën e kryer në këtë fshat 27 vjet më parë, këtë të shtunë u mbajtën homazhe.

E para e cila arriti aty, ishte ish-presidentja Osmani.

“Kurrë nuk do t’i harrojmë këto krime, natyrisht që kurrë nuk do t’i falim dhe, në të njëjtën kohë, kurrë nuk do të heqim dorë nga përpjekjet tona të përbashkëta për drejtësi”, thotë Osmani.

Në nder të kësaj dite, u zhvillua edhe një Akademi Përkujtimore.

E aty ushtruesja e detyrës së presidentes bëri një zotim.

“Shteti do të jetë pranë jush, jo vetëm në përvjetore. Do të jemi pranë jush në mbledhjen e dëshmive, në prokurori, në gjykatë, në arkiv, në kujtesën publike, në shkolla e në diplomaci. Këtë përgjegjësi e ndjej thellë edhe unë në detyrën që mbaj sot dhe zotohem se Studimja nuk do të mbetet vetëm në kujtimin e familjeve, por edhe në punën e përditshme të institucioneve, përfshirë të institucioneve të drejtësisë, që kriminelët e luftës të mos mbesin pa u ndëshkuar”, thotë Albulena Haxhiu.

Por familjarët e viktimave thanë se banorët e këtij fshati, kanë mbetur të harruar nga shteti.

“Kanë kaluar mbi dy dekada nga përfundimi i luftës, por ky fshat që dha aq shumë për lirinë e Kosovës vazhdon të mbetet i harruar. Mungon infrastruktura bazike: rruga, uji, kanalizimi. Mungon dora e shtetit aty ku sakrifica ishte më e madhe. Ne pyesim me të drejtë: Kush kujdeset për këtë vend? Kush është përgjegjësia institucionale për këtë fshat që dha gjithçka? Sepse nderimi i të rënëve nuk bëhet vetëm me fjalë dhe përvjetorë; nderimi i të vdekurve është respekti ndaj të gjallëve”, tregoi Diellëza Gërxhaliu, përfaqësuese e familjarëve të viktimave.

I pranishëm në akademi përkujtimore ishte edhe i pari i Vushtrrisë.

“Lavdia e tyre është e përjetshme, ndërsa përgjegjësia jonë mbetet brezave të rinj për t’u përcjellë të vërtetën për atë që ndodhi, në mënyrë që krimet e tilla të mos përsëriten kurrë”, tha kryetari Feriz Idrizi.

Disa fjalë i pati edhe i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Ne të gjallët kemi edhe detyra të tjera. Përpos me ruajt kujtesën, mos me lënë me u harru, populli thotë mos raft me u harru, që i bjen mos me leju që kurrë Kosovës me i ndodhë në të ardhmen krime e masakra e të këqija që ia ka bërë Serbia, regjimi i Millosheviçit, forcat ushtarake e paramilitare popullit të Kosovës. Si e sigurojmë veten? Së pari, po, duke e forcuar ushtrinë tonë. Duhet me e forcu vazhdimisht ushtrinë, kurrë pa u ndal. Duhet me e forcu policinë tonë vazhdimisht, kurrë pa u ndal”, tha Haradinaj.

Më 2 maj 1999, në Studime të Vushtrrisë, 116 civilë shqiptarë u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri, dhe u pushkatuan brenda dy orëve, nga forcat serbe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hasani: Partitë politike po performojnë kujt t’ia hedhin fajin për zgjedhjet

Hasani: Partitë politike po performojnë kujt t’ia hedhin fajin për zgjedhjet

Si ishte vrarë babai i Fatmir Shehollit, Maliqi nga UÇK-ja në vitin 1997?

Si ishte vrarë babai i Fatmir Shehollit, Maliqi nga UÇK-ja në vitin 1997?

Familjarët të tronditur pas lirimit të tre të akuzuarve për vrasjen në Gllogjan

Familjarët të tronditur pas lirimit të tre të akuzuarve për vrasjen në Gllogjan

“Brenda” varrezës masive në Kalludër të Vogël – Tëvë1 sjell pamje nga afër

“Brenda” varrezës masive në Kalludër të Vogël – Tëvë1 sjell pamje nga afër

Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 87-të

Wikoff: KFOR-i nuk ka mandat për të përcaktuar nëse ura duhet të hapet apo jo

Wikoff: KFOR-i nuk ka mandat për të përcaktuar nëse ura duhet të hapet apo jo

“Këndi i Debatit” 25.08.2026

“Këndi i Debatit” 25.08.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën