TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, Kuvendi nis seancën

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, Kuvendi nis seancën

Kuvendi i Kosovës ka rinisur seancën për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa mungesa e deputetëve opozitarë ka bërë që ajo të shtyhet disa herë gjatë ditës.

Seanca ishte paraparë të niste në orën 10:00, por kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e shtyu për në orën 14:00, me arsyetimin se dëshironte t’i jepte kohë opozitës për të marrë pjesë.

Në nisje të seancës së dytë, Haxhiu u bëri sërish thirrje deputetëve opozitarë që të jenë të pranishëm në sallë dhe të marrin pjesë në votim, duke u thirrur në detyrimet që rrjedhin nga aktgjykimet dhe Ligji për Deputetët.

Sipas këtij ligji, deputetët kanë obligim të marrin pjesë në seanca dhe të njoftojnë kryetarin e Kuvendit për mungesat e tyre.

“I lus ata që të vijnë në këtë seancë, ku si pikë e rendit të ditës është zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.

Megjithatë, për shkak të mungesës së opozitës, seanca u ndërpre sërish.

Kryeparlamentarja njoftoi se ajo do të vazhdojë në orën 19:00.

“Në këto rrethana, për shkak të mungesës së opozitës dhe në përpjekje që ajo të jetë e pranishme në seancën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, si për obligimet kushtetuese ashtu edhe për interesin publik, ju njoftoj se kjo seancë vazhdon sot në orën 19:00”, deklaroi ajo.

Deputetët e partive opozitare nuk morën pjesë fare në seancën e sotme, duke vazhduar bojkotin e tyre.

Ata kishin bojkotuar edhe seancën e 27 prillit, në të cilën Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidate për presidente: Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.

Ndonëse pa kuorumin e nevojshëm, votimi u zhvillua, ku Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha nuk mori asnjë votë.

Një votë rezultoi e pavlefshme.

Kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të opozitës në përpjekje për të arritur një marrëveshje për çështjen e presidentit, por pa rezultat.

Opozita i ka cilësuar si joserioze dhe të papranueshme ofertat e Kurtit si për pjesëmarrje në Qeveri, ashtu edhe për postin e kryeparlamentarit, duke iu përgjigjur me bojkot./teve1.info/

Tags: Kuvendi i Kosovespresidenti i KosovësSeance e jashtezakonshme
ShareTweet

Postime të ngjashme

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës, FSK-ja i bashkohet operacionit

Nesër varroset 25-vjeçari që humbi jetën në Liqenin e Batllavës

Spahiu: Ekziston një marrëveshje e heshtur mes LVV-së dhe PDK-së për ta dobësuar LDK-në

Spahiu: Ekziston një marrëveshje e heshtur mes LVV-së dhe PDK-së për ta dobësuar LDK-në

Belgjika eliminon Senegalin

Belgjika eliminon Senegalin

Dua Lipa i jep fund muajit të mjaltit në Itali, rikthehet në studio pas dasmës përrallore

Dua Lipa i jep fund muajit të mjaltit në Itali, rikthehet në studio pas dasmës përrallore

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Dy vite pa Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave shqipe

Dy vite pa Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave shqipe

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Chris Brown do të duhet t’i paguajë ish-asistentes së tij 13 milionë dollarë dëmshpërblim pasi një qen e sulmoi në shtëpinë e tij

Chris Brown do të duhet t’i paguajë ish-asistentes së tij 13 milionë dollarë dëmshpërblim pasi një qen e sulmoi në shtëpinë e tij

A flini me kufje? Këto janë rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuar

A flini me kufje? Këto janë rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën