Të 8 personat në bordin e një helikopteri Airbus H130 humbën jetën pasi ai u rrëzua të enjten në regjencën Sekadau, provinca West Kalimantan e Indonezisë, thanë autoritetet të premten.
Avioni mbante 6 pasagjerë, një pilot dhe një ndihmës i tij
Helikopteri u nis nga regjenca Melawi në orën 7:34 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe humbi kontaktin në orën 8:39 të mëngjesit.
“Të gjitha viktimat janë konfirmuar të vdekura,” citoi Jakarta Globe një zyrtar të policisë së Sekadau.
Ekipet e shpëtimit arritën në vendin e rrëzimit më vonë po atë ditë, por përpjekjet e evakuimit u penguan nga terreni i vështirë dhe dukshmëria e ulët.










