Një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij të martën në Prishtinë. Sipas raportit policor, viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie që dyshohet se është përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Prishtinë 07.04.2026 – 09:40. Raportohet se nga familjarët është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie që dyshohet se është përdorur në rast. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./teve1.info/







