TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kusari-Lila: Prekja e TVSH-së apo akcizës ndikon vetëm tek operatori, jo te qytetari

by Tëvë1
3 orë ago
1
A A
Kusari-Lila: Prekja e TVSH-së apo akcizës ndikon vetëm tek operatori, jo te qytetari

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit deklaroi se ulja apo heqja e TVSH-së dhe akcizës për derivatet e naftës nuk do të sillte përfitime për konsumatorët, por do të ndikonte kryesisht tek operatorët e tregut.

Ajo iu drejtua deputetëve të opozitës duke rikujtuar një përvojë të mëhershme, duke theksuar se një masë e tillë është testuar dhe nuk ka dhënë rezultat në uljen e çmimeve për qytetarët.

“Ka ndodhur edhe një ulje e TVSH në qeverinë Mustafa më 2016 nga 18 në 8 për qind. Cili është bërë vlerësimi, a ka pasur të produkteve, jo. Ju e keni testuar të njëjtin propozim që po e sillni. D.m.th. ulja e TVSH-së ka treguar dy herë tashmë se nuk e ulë çmimin që qytetari që e blen në fund produktin do ta paguajë të njëjtin çmim”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila theksoi se të hyrat nga akciza përbëjnë një pjesë të rëndësishme të buxhetit të shtetit dhe përdoren për financimin e masave mbështetëse për qytetarët.

Sipas saj, heqja e akcizës do të krijonte mungesë të madhe të të hyrave buxhetore, duke rrezikuar programe të rëndësishme sociale, përfshirë mbështetjen për lehonat, fëmijët dhe pakot për përballimin e inflacionit.

“Të hyrat e akcizës për buxhetin e shtetit janë afër 450 milionë euro, nënkuptojnë se në rast të heqjes së akcizës janë mangu 450 milionë euro vjetore, mujore 33 milionë euro. Nëse heq 20 cent nga 37.5 cent nga akciza për derivate i bie afër 20 milionë euro. Ndërsa në projeksionet për rritjet buxhetore është paraparë rritja e shtesave për lehona, për fëmijë, mbrojtja e qytetarëve me pakot për ballafaqimin e inflacionit. Çka po propozoni? Të heqim akcizën. Të ulim TVSH-në dhe cilën ta heqim prej masave. Këto të dyja në burim ndikojnë drejtpërdrejt vetëm tek operatorët”, tha ajo./teve1.info/

Tags: akcizaMimoza Kusari - LilaNaftaSeance e jashtezakonshmeTeve1tvsh
ShareTweet

Postime të ngjashme

Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për vëllezërit Vllasaliu lidhur me vrasjen e Bedri Rexhepit

Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për vëllezërit Vllasaliu lidhur me vrasjen e Bedri Rexhepit

Deputetët e LVV-së mungojnë pas pauzës në seancën për çmimet e naftës

Deputetët e LVV-së mungojnë pas pauzës në seancën për çmimet e naftës

Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia

Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia

Policia realizon ushtrim të avancuar kundër kërcënimeve radiologjike

Policia realizon ushtrim të avancuar kundër kërcënimeve radiologjike

Shabani shpall listën për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve, ka mungesa të shumta

Shabani shpall listën për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve, ka mungesa të shumta

Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për vëllezërit Vllasaliu lidhur me vrasjen e Bedri Rexhepit

Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për vëllezërit Vllasaliu lidhur me vrasjen e Bedri Rexhepit

Deputetët e LVV-së mungojnë pas pauzës në seancën për çmimet e naftës

Deputetët e LVV-së mungojnë pas pauzës në seancën për çmimet e naftës

Trump: SHBA-ja ende s’ka filluar mirë të shkatërrojë Iranin, regjimi duhet të veprojë shpejt

Trump: SHBA-ja ende s’ka filluar mirë të shkatërrojë Iranin, regjimi duhet të veprojë shpejt

Bebe Rexha pushton botën me hitin e ri dhe lë pas konkurrencën!

Bebe Rexha pushton botën me hitin e ri dhe lë pas konkurrencën!

Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

Zyrtare: Gattuso jep dorëheqje nga posti i selektorit të Italisë

Zyrtare: Gattuso jep dorëheqje nga posti i selektorit të Italisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën