TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vitia tregon pse profesionistëve shëndetësorë nuk u janë paguar kujdestaritë

by Tëvë1
3 orë ago
3
A A
Vitia tregon pse profesionistëve shëndetësorë nuk u janë paguar kujdestaritë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se mos pagesa e kujdestarive për profesionistët shëndetësorë ka ndodhur për shkak të mos votimit të buxhetit të këtij viti me kohë, megjithatë tha se në muajt në vijim në mënyrë retroaktive do të paguhen të gjitha ato mjete që u kanë mbetur borxh atyre.

Këto komente i pari i Shëndetësisë i bëri në konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovë ku u miratua projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

“Edhe një arsye tjetër pse duhet t’i shmangim zgjedhjet e panevojshme se kur janë të nevojshme natyrisht ne jemi vend demokratik. Buxheti vitin e kaluar e dini që nuk është miratuar për shkak të situatës politike në kohë për pasojë buxheti është miratuar tek në këtë vit dhe siç e dini 2 muajt e parë janar dhe shkurt kem operuar me 1/12 e buxhetit nga viti i kaluar në këtë drejtim është mirë të sqarohen edhe qytetarët dhe profesionistët shëndetësor se pse nuk janë paguar edhe mjekët edhe infermierët për shtesat dhe për kujdestarit jo të gjitha por një pjesë që nuk janë paguar dhe iu kërkojmë ndjesë për këtë punë, por nuk ka pas asnjë mundësi ligjore të procedohen ndryshe se po të ishte miratuar buxheti në tetor siç miratohet zakonisht dhe të kishte filluar viti i ri me buxhetin e ri kjo nuk kishte ndodhur… Nuk do të mbetet borxh për asnjë moment për asnjë profesionist shëndetësor për punët dhe kujdestarit që kanë kryer, përveç se do të filloj pagesa për kujdestarisë për shtesat që do t’i kenë profesionistët shëndetësor muajt në vijim në mënyrë retroaktive do të paguhen edhe të gjitha ato që iu kemi mbetur borxh por pa fajin tonë edhe gjatë këtyre muajve të fillim vitit”, tha ai.

Për mos ekzekutimin e pagës së 13-të për specializantët të cilët kontratën e kanë pasur deri në janar të këtij viti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se nuk ka informacione për momentin.

“Nuk kam informacione për momentin por besojë e do ta sqarojmë qoftë përmes një statusi publik”, tha ai.

Ndërsa, kur u pyet se kur mund të ketë sigurime shëndetësore të aplikueshme, Vitia deklaroi se nuk bëjnë premtime boshe, por që deri në korrik të këtij viti të gjitha institucionet shëndetësore do të pajisen me infrastrukturën e Sistemit Informativ Shëndetësor, si parakusht për funksionalizim të Fondit për Sigurime Shëndetësore.

“Ne nuk bëjmë premtime boshe dhe çdo gjë që ne e bëjmë e bëjmë në analizë të mirë] vlerësuar dhe pastaj veprojmë. Ka disa që janë meremetime infrastruktura ka disa që mendojnë se nuk janë të rëndësishme investimet në infrastrukturës.. në vitin 2025 kemi filluar me punën dhe jam shumë i lumtur që deri në muajin korrik viti e gjithë infrastruktura sa i përket SISH do të shtrihet në secilin institucion shëndetësor të Kosovës që është parakusht për funksionalizimin e SISH si parakusht i funksionalizmit i Fondit për Sigurime Shëndetësore”, tha ai.

Tags: Arben VitiakujdestariaPagaprofesionistet shendetesorTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia

Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia

Policia realizon ushtrim të avancuar kundër kërcënimeve radiologjike

Policia realizon ushtrim të avancuar kundër kërcënimeve radiologjike

E dyshuara për vrasjen e kunatit thotë se ai dhe burri i saj e kishin kërcënuar dhe kanosur vazhdimisht

Aktakuzë për shitblerjen e 4.4 kg kokainë

Qeveria e Shqipërisë ul me 20% akcizën e karburanteve

Qeveria e Shqipërisë ul me 20% akcizën e karburanteve

Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

Zyrtare: Gattuso jep dorëheqje nga posti i selektorit të Italisë

Zyrtare: Gattuso jep dorëheqje nga posti i selektorit të Italisë

Më shumë se një muaj jashtë fushave, Ronaldo lë pas dëmtimin dhe kthehet në skuadër

Më shumë se një muaj jashtë fushave, Ronaldo lë pas dëmtimin dhe kthehet në skuadër

U shkarkua pas dështimit në “play off”-in e Botërorit, trajneri pëson sërish atak kardiak dhe bie në koma

U shkarkua pas dështimit në “play off”-in e Botërorit, trajneri pëson sërish atak kardiak dhe bie në koma

Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia

Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë

A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme?

A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën