TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare

Posta Shqiptare është goditur nga një sulm kibernetik që ka prekur infrastrukturën e teknologjisë së informacionit të Postës, tha Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në Shqipëri.

Sipas autoriteteve, sulmi është kryer mbrëmjen e së mërkurës. Ai nuk ka shkaktuar ndërprerje të shërbimeve të Postës Shqiptare si dhe nuk janë fshirë të dhënat.

Ky është sulmi i dytë kibernetik, në pak ditë, ndaj institucioneve në Shqipëri. Më 10 mars Kuvendi i Shqipërisë u godit nga një sulm kibernetik, si pasojë e të cilit u fshinë një pjesë e të dhënave në disa llogari përdoruesish të punonjësve të administratës.

Për të dy sulmet përgjegjësinë e ka marrë Homeland Justice, e cila është faqe e internetit me shtrirje ruse që u shfaq para sulmeve kibernetike në portalin shtetëror e-Albania, në mes të korrikut të vitit 2022. Sipas analizës së Microsoft, pas kësaj faqeje qëndron një grup i lidhur me Qeverinë iraniane.

“Posta Shqiptare u sulmua nga patriotët e Homeland Justice për shkak të bashkëpunimit të vazhdueshëm me terroristët Organizatës Popullore Muxhahedine të Iranit [MEK] dhe për lehtësimin e rrugës së veprimeve të këqija dhe akteve terroriste të këtij grupi”, thuhet në llogarinë në Telegram të këtij grupi.

Kush është MEK-u?

MEK-u e konsideron veten lëvizje opozitare në mërgim kundër regjimit klerikal të Iranit. I themeluar si grup marksist kundër shahut, ai mbështeti Revolucionin e vitit 1979, por më pas u përplas me regjimin islamik, duke kryer atentate dhe sulme me bomba.

Për vite ishte në listën amerikane të organizatave terroriste, derisa u hoq në vitin 2013. Po atë vit, me ndërmjetësim të SHBA-së dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, anëtarët e tij u zhvendosën nga Iraku në Shqipëri, ku ndërtuan kampin “Ashraf-3”, pranë Durrësit.

Por, kjo lëvizje nuk gëzon përkrahje popullore në Iran. Përfshirja e saj në një seri aktesh të dhunshme në vitet 1970 dhe 1980 në Iran, dhe vendimi i saj për të mbajtur anën e Irakut gjatë Luftës së përgjakshme Iran-Irak të viteve 1980-88, çoi në etiketimin e pjesëtarëve të grupit si tradhtarë në mesin e iranianëve.

Megjithatë, qëndrimi i MEK-ut në Shqipëri nuk ka kaluar pa probleme.

Më 20 qershor të vitit 2023, Policia e Shtetit shqiptar bastisi kampin e MEK-ut, nën dyshimet se disa pjesëtarë të tij kanë kryer veprat penale “provokim i luftës” dhe “sulme kibernetike”. Vetë MEK-u e cilësoi aksionin policor si “kriminal” dhe “shtypës”.

Në Shqipëri, prej vitesh strehohet grupi opozitar iranian Mojahedin-e-Khalq (MEK).

Grupi Homeland Justice po ashtu paralajmëroi se veprimet e ardhshme do të jenë“më të ashpra.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në Shqipëri deklaroi se pas sulmit ndaj Postës një grup ekspertësh ka nisur punën për analizimin e incidentit dhe verifikimin e çdo komprometimi të mundshëm si dhe izolimin dhe sigurimin e sistemeve, me qëllim parandalimin e çdo ndikimi të mëtejshëm.

Për këtë arsye disa shërbime janë vendosur përkohësisht jashtë funksioni nga vetë Posta Shqiptare.

“Janë publikuar disa të dhëna të dyshuara si të eksfiltruara, të cilat po verifikohen për autenticitetin dhe burimin e tyre. Deri në këtë moment, sasia e të dhënave të mundshme të ekspozuara vlerësohet e kufizuar”, theksoi autoriteti.

Më 20 mars Shtetet e Bashkuara njoftuan se kishin ndërmarrë një operacion të rëndësishëm kundër infrastrukturës kibernetike të lidhur me Iranin, duke sekuestruar katër faqe interneti të përdorura për sulme dhe operacione psikologjike.

Autoritetet amerikane konfirmuan se dy nga domenet e sekuestruara – Justicehomeland[.]org dhe Karmabelow80[.]org – janë përdorur për të publikuar dokumente të vjedhura nga institucionet shtetërore shqiptare.

Që nga viti 2022, Shqipëria e ka akuzuar Iranin për kryerjen e një serie sulmesh shkatërruese kibernetike të cilat patën në shënjestër infrastrukturën digjitale shtetërore dhe shërbimet publike, dhe çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Tiranës dhe Teheranit./REL

Tags: posta shqiptareTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis seanca gjyqësore ndaj Leutrim Fejzës, i akuzuar për vrasjen e rëndë të Bekim Varit

Nis seanca gjyqësore ndaj Leutrim Fejzës, i akuzuar për vrasjen e rëndë të Bekim Varit

Dëmtohet objekti përcjellës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, policia nis hetimet

Dëmtohet objekti përcjellës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, policia nis hetimet

Policia sekuestron 10 motoçikleta dhe shqipton 57 gjoba brenda një dite në Prishtinë

Policia sekuestron 10 motoçikleta dhe shqipton 57 gjoba brenda një dite në Prishtinë

Dogana e Kosovës ndalon 128 palë këpucë të dyshuara për cenim të të drejtave të pronësisë intelektuale në Han të Elezit

5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç

Çfarë i ndodh në të vërtetë trupit tuaj kur fluturoni me aeroplan?

Çfarë i ndodh në të vërtetë trupit tuaj kur fluturoni me aeroplan?

Dogana e Kosovës ndalon 128 palë këpucë të dyshuara për cenim të të drejtave të pronësisë intelektuale në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ndalon 128 palë këpucë të dyshuara për cenim të të drejtave të pronësisë intelektuale në Han të Elezit

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Bastisje në burgun e Dubravës, policia gjen marihuanë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën