Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit (MINTI) pas bastisjes që ka bërë Prokuroria dhe Policia në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) ka dal me një reagim.
Sipas ministrisë stafi i ARBK-së ka konstatuar muaj më parë se kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor që ma pas sipas komunikatës është korrigjuar.
“Ju njoftojmë se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe vendimeve gjyqësore relevante, stafi i ARBK-së ka konstatuar muaj më parë se kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor. Si rrjedhojë, ky interpretim është korrigjuar përmes procedurave përkatëse ligjore dhe administrative. Ministria dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve mbeten plotësisht të përkushtuara për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit. Njëkohësisht, sigurojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se institucionet janë duke punuar me vëmendje të shtuar në ngritjen dhe avancimin e sistemeve brenda ARBK-së, me qëllim rritjen e transparencës, saktësisë së informacionit dhe sigurisë juridike për të gjithë qytetarët dhe bizneset që regjistrohen apo kryejnë ndryshime në këtë institucion”, thuhet nga ministria.
MINTI do të vazhdojë të informojë opinionin publik për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë çështje
Tre zyrtarë të ARKB-së janë shoqëruar nga polici për intervistim nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare./teve.info/







