Golden Eagle Ylli ka forcuar radhët e veta me një basketbollist të huaj.
Bëhet fjalë për lituanezin Donatas Sabeckis.
Klubi nga Suhareka që garon në Superligën e Kosovës, të hënën mbrëma e ka prezantuar Sabeckisin, i cili do të jetë pjesë e ekipit deri në fund të sezonit.
“Basketbollisti Lituanez me përvojë ndërkombëtare i bashkohet skuadrës për sfidat e radhës”, ka shkruar Ylli.
Sabeckis luan në pozitat 3-4 kurse para se ti bashkohet Yllit, karrierë ka bërë edhe në Gjermani, Zvicër, Kroaci e Poloni.







