TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

FBK dënon sulmin ndaj gjyqtarit në ndeshjen Vëllaznimi – Sigal Prishtina

by tëvë1
2 muaj ago
2
A A
FBK dënon sulmin ndaj gjyqtarit në ndeshjen Vëllaznimi – Sigal Prishtina

Federata e Basketbollit e Kosovës përmes një komunikate të lëshuar ka dënuar sulmin ndaj gjyqtarit Erzen Haxhani që ndodhi gjatë takimit ndërmjet KB Vëllaznimi dhe KB Sigal Prishtina në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

FBK ka thënë se sulmi i kryere nga zyrtari i klubit Vëllaznimi është akt i rëndë dhune.

Duke theksuar se mbështet për Shoqatën e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës, FBK ka thënë se rasti do të trajtohet me seriozitetin maksimal.

Komunikata e plotë FBK-së:

Federata e Basketbollit e Kosovës dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme sulmin fizik të ushtruar ndaj gjyqtarit të ndeshjes Erzen Haxhani gjatë takimit të zhvilluar mbrëmë në kuadër të ProCredit Superligës së Kosovës ndërmjet KB Vëllaznimi dhe KB Sigal Prishtina në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Sulmi i kryer nga zyrtari i KB Vëllaznimi, Jeton Bakalli, është akt i rëndë dhune, i patolerueshëm dhe thellësisht i papranueshëm për sportin dhe për çdo standard të sjelljes institucionale. Ky veprim përbën shkelje serioze të rendit sportiv, cenim të drejtpërdrejtë të integritetit të garës dhe sulm ndaj autoritetit të sistemit të drejtësisë sportive.

Federata e Basketbollit e Kosovës zbaton politikë të qartë dhe absolute të tolerancës zero ndaj çdo forme dhune ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Siguria fizike, dinjiteti dhe autoriteti i gjyqtarëve janë të panegociueshme dhe nuk do të vihen në asnjë rrethanë në diskutim.

Federata shpreh mbështetjen e saj të plotë, të fuqishme dhe të pakushtëzuar për Shoqatën e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës dhe për të gjithë gjyqtarët, të cilët janë garantues të rregullit, drejtësisë dhe funksionimit normal të garave. Çdo sulm ndaj tyre është sulm ndaj vetë basketbollit të Kosovës.

Rasti do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe Federata do të ndërmarrë masa disiplinore të rrepta, në përputhje me rregulloret në fuqi, ndaj çdo individi dhe çdo subjekti që mban përgjegjësi për këtë incident. Çdo akt dhune do të marrë përgjigje të menjëhershme, proporcionale dhe me efekt të qartë ndëshkues dhe parandalues.
Federata pret dhe kërkon përgjegjësi të plotë institucionale nga klubet për sjelljen e zyrtarëve dhe përfaqësuesve të tyre. Organizimi i garave nuk mund të zhvillohet në kushte ku siguria e zyrtarëve vihet në rrezik.

Duhet të jetë e qartë për të gjithë: kush ushtron dhunë nuk ka vend në basketbollin e Kosovës. Pa siguri për gjyqtarët nuk ka garë të rregullt, nuk ka drejtësi sportive dhe nuk ka kampionat.

Federata e Basketbollit e Kosovës mbetet plotësisht e vendosur për të mbrojtur integritetin e garave, autoritetin e gjyqtarëve dhe vlerat themelore të sportit.
Federata e Basketbollit e Kosovës./te

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Shaqiri vazhdon shkëlqimin në Zvicër, më i miri i xhiros

Shaqiri vazhdon shkëlqimin në Zvicër, më i miri i xhiros

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën