TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia franceze dhe Europol bastisin zyrat e “X” në Paris, Elon Musk thirret për t’u marrë në pyetje

by teve1
8 muaj ago
0
A A
Policia franceze dhe Europol bastisin zyrat e “X” në Paris, Elon Musk thirret për t’u marrë në pyetje

Autoritetet franceze kanë ndërmarrë një aksion të rëndësishëm ligjor kundër platformës sociale “X” (ish-Twitter), duke bastisur zyrat e kompanisë në Paris.

Operacioni, i zhvilluar ditën e martë nga policia franceze në bashkëpunim me Europolin, është pjesë e një hetimi të thelluar mbi shkelje të rënda, përfshirë shpërndarjen e materialeve pedopornografike dhe gjuhën e urrejtjes.

Prokuroria e Parisit konfirmoi se përveç kontrollit të zyrave, ka lëshuar një fletë-thirrje për pronarin e platformës, Elon Musk, si dhe ish-drejtoreshën ekzekutive, Linda Yaccarino, për t’u paraqitur në “intervista vullnetare” më datë 20 prill.

Akuzat e rënda, nga deepfake te mohimi i Holokaustit

Hetimi përqendrohet kryesisht te “Grok”, chatbot-i i Inteligjencës Artificiale i zhvilluar nga kompania e Musk.

Prokurorët dyshojnë se platforma ka dështuar të kontrollojë krijimin dhe përhapjen e përmbajtjeve të paligjshme.

Lista e akuzave përfshin bashkëpunim në shpërndarjen e imazheve pornografike të të miturve (të gjeneruara nga AI); krijimin e “deepfakes” me natyrë seksuale pa pëlqimin e personave (imazhe të grave); mohimin e krimeve kundër njerëzimit (mohimi i Holokaustit), transmeton RTSH.

Sipas hetimeve, AI i platformës, “Grok”, kishte gjeneruar deklarata ku dhomat e gazit në Aushvic cilësoheshin si vende për “dezinfektim”, si dhe kishte krijuar imazhe të seksualizuara të fëmijëve.

Reagimet zyrtare

Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, deklaroi se qëllimi i hetimit është të sigurojë që “X” të respektojë ligjin francez sa kohë operon në territorin kombëtar.

Vetë zyra e prokurorisë, në një lëvizje simbolike, njoftoi në platformën “X” për bastisjen dhe më pas deklaroi largimin nga ky rrjet social.

Eric Bothorel, ligjvënësi francez që inicioi ankesën fillestare në janar 2025, e përshëndeti aksionin: “Në Europë, dhe veçanërisht në Francë, askush nuk është mbi ligjin.”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Apple gjobitet me 98.6 milionë dollarë

Apple vendos rregull të ri për aplikacionet

Bitcoin përballet me presion shitje në një periudhë afatshkurtër

Bitcoin me rënie të lehtë

Google po heq një opsion që shumë njerëz e përdorin në mesazhe

Google po heq një opsion që shumë njerëz e përdorin në mesazhe

45% e qytetarëve në Kosovë përdorin ChatGPT, 73% e pyetjeve të tyre janë private

45% e qytetarëve në Kosovë përdorin ChatGPT, 73% e pyetjeve të tyre janë private

Gjendet një mjet shpërthyes në Prizren, intervenon FSK-ja

Sulmoi fizikisht dy policë në stacionin policor në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Gani Geci ndalohet për 48-orë, dyshohet për veprën penale “Kanosje”

Gani Geci ndalohet për 48-orë, dyshohet për veprën penale “Kanosje”

Rama uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës:Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente

Kryeministri Rama në Luksemburg në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare

Mbi 45 mijë studentë protestojnë në Gjermani kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Mbi 45 mijë studentë protestojnë në Gjermani kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Dëmtohet gypi gjatë punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, ndërpritet furnizimi me ujë

Defekt në rrjetin e ujësjellësit në Prishtinë, një pjesë e madhe e qytetit mbetet pa ujë

Moti sot

Moti sot

Nimani: Anëtarësimi në NATO dhe beteja politike me BE-në për Specialen duhet të jenë prioritete të Kurtit

Nimani: Anëtarësimi në NATO dhe beteja politike me BE-në për Specialen duhet të jenë prioritete të Kurtit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën