TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për vjedhjen në një argjendari në Kaçanik

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për vjedhjen në një argjendari në Kaçanik

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë në bashkëkryerje dhe në tentativë.

Të pandehurit janë shtetas të Republikës së Kosovës: L.M., B.H., S.F., dhe shtetas të Republikës së Serbisë: D.T., M.M.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, ngjarja ka ndodhur më 1 shkurt 2026, rreth orës 01:45, në Kaçanik, ku të pandehurit kanë tentuar të depërtojnë në një artari për të përvetësuar mallra në mënyrë të kundërligjshme.

B.H. ka komunikuar me M.M. për organizimin e vjedhjes, ndërsa disa prej të pandehurve kanë përdorur mjete për thyerjen e rrethojave dhe dritareve.

Tre të pandehur të tjerë kanë qëndruar në automjetin pikap VW Caddy, duke vëzhguar situatën.

Ata janë kapur në flagrancë dhe më pas janë larguar nga policia.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal Zajrete Muhaxheri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 1 shkurt 2026, rreth orës 01:45, në Kaçanik në një artari, të pandehurit në bashkëkryerje dhe tentativë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, me përdorimin e forcës dhe duke thyer kanë tentuar të depërtojnë në artari, në atë mënyrë që i pandehuri B.H., kishte komunikuar vazhdimisht me telefon me të pandehurin M.M., për të kryer këtë vjedhje dhe të përgatitur me mjete shufre metalike (hebell), një palë dana, 5 çelsa të ndryshme, 3 kaçavida, një mjet i mprehtë skalper dhe doreza, ku të pandehurit M.M. dhe D.T., kanë thyer rrethojat e dritareve të hekurave duke tentuar që të futen brenda në artari, ndërsa tre të pandehurit B., R. dhe L., ishin duke qëndruar në automjetin pikap VW Caddy , pronë e L., të cilët ishin duke vëzhguar situatën, dhe shofer i kësaj veture ishte B.H., pastaj të njëjtit janë zënë në flagrancë duke tentuar të kryejnë vjedhjen dhe janë arratisur nga policia”, thuhet në njoftim.

Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për paraburgim për të gjithë të pandehurit, i cili do të zgjasë një muaj. Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shoqata e Qumështorëve: Vaji i palmës duhet të ndalohet në fabrikat e përpunimit të qumështit

Shoqata e Qumështorëve: Vaji i palmës duhet të ndalohet në fabrikat e përpunimit të qumështit

Qorrolli: Osmani ka mllef dhe nuk përmirësohet, smira e saj ndaj Kurtit është e madhe

Qorrolli: Osmani ka mllef dhe nuk përmirësohet, smira e saj ndaj Kurtit është e madhe

Kurti: Arkivi i gazetës Rilindja është historia jonë

Kurti: Arkivi i gazetës Rilindja është historia jonë

Në Kosovë kundërshtohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator

Në Kosovë kundërshtohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator

Portugalia fiton ndaj Kroacisë, vazhdon në 1/8 e finales

Portugalia fiton ndaj Kroacisë, vazhdon në 1/8 e finales

Spanja fiton ndaj Austrisë, vazhdon tutje

Spanja fiton ndaj Austrisë, vazhdon tutje

Shoqata e Qumështorëve: Vaji i palmës duhet të ndalohet në fabrikat e përpunimit të qumështit

Shoqata e Qumështorëve: Vaji i palmës duhet të ndalohet në fabrikat e përpunimit të qumështit

Feronikeli ’74 shkëputë bashkëpunimin me 14-të futbollistë

Feronikeli ’74 shkëputë bashkëpunimin me 14-të futbollistë

Qorrolli: Osmani ka mllef dhe nuk përmirësohet, smira e saj ndaj Kurtit është e madhe

Qorrolli: Osmani ka mllef dhe nuk përmirësohet, smira e saj ndaj Kurtit është e madhe

Kurti: Arkivi i gazetës Rilindja është historia jonë

Kurti: Arkivi i gazetës Rilindja është historia jonë

Ronaldo me shifër prej 975 golave në karrierë

Ronaldo kundër Modriqit në përballjen historike në Toronto

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën