TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Apeli lë në fuqi urdhrin që Pjetër Shala të paguajë 208 mijë euro për viktimat

by teve1
3 orë ago
0
A A
Apeli lë në fuqi urdhrin që Pjetër Shala të paguajë 208 mijë euro për viktimat

Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ka lënë në fuqi vendimin e Themelores me anë të së cilit Pjetër Shala urdhërohet që të paguajë 208 mijë euro dëmshpërblim për viktimat.

Ky vendim është marrë më 29 janar 2026 nga gjyqtarët MichaelPicard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen.

Ndryshe, Pjetër Shala ka bërë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme të Speciales kundër vendimit të Apelit, i cili ia uli dënimin nga 18 në 13 vjet burgim pasi shkalla e parë e kishte dënuar për krime lufte.

Në kërkesën e Shalës, kërkohet rrëzimi i vendimit mbi dënimin për krime lufte të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes, si dhe çështja të kthehet në rigjykim.

Si alternativë, Shala kërkon që të korrigjohen shkeljet e pretenduara procedurale në marrjen dhe pranimin e provave si dhe në përcaktimin e dënimit ndaj tij.

Më 16 korrik, Pjetër Shala është dënuar me 18 vjet burgim, ku u konstatua se përtej dyshimeve të bazuara është fajtor për pikat 1, 3 dhe 4 të akuzës.

Shala u shpall fajtor për ndalim arbitrar si krim lufte kundër së paku 18 personave në periudhën mes 17 majit 1999 deri më 5 qershor të atij viti në Fabrikën e Metalit në Kukës, torturë si krim lufte kundër së paku 18 personave dhe vrasje e paligjshme si krim lufte kundër një personi.

Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka shpallur më 14 korrik 2025 aktgjykim dënues ndaj Pjetër Shalës, duke e dënuar me 13 vjet burgim.

Kjo Gjykatë, me këtë vendim ia uli dënimin Shalës, i cili nga shkalla e parë e Speciales ishte dënuar me 18 vjet burgim.

Aktgjykimi u shpall nga trupi gjykues i përbërë nga MichelePicard- kryetare, dhe gjyqtarët Kai Ambos dhe Nina Jorgensen.

Gjykatësi Ambos i cili lexoi aktgjykimin, tha se Apeli miratoi pjesërisht pikën 7, 12 dhe 14 të ankesës së Shalës, kurse rrëzoi apelin për aspektet e tjera.

“Miraton pjesërisht pikën 7, pjesërisht pikën 12 dhe pjesërisht pikën 14 të apelit të zotit Shala. Rrëzon pjesërisht verdiktin e fajësisë për pikën 1 dhe 3 të aktakuzës në lidhje me pjesët e tyre që bazohen në ndalimin arbitrar të dy personave dhe në torturimin e pesë personave. Rrëzon apelin e zotit Shala për të gjitha aspektet tjera. Lë në fuqi pjesën tjetër të verdiktit të fajësisë të zotit Shalën për krimin e luftës së ndalimit arbitrar në bazë të nenit 14 (1c) dhe neni 16 (1a) të Ligjit, sipas pikës 1 të aktakuzës- krimin e luftës të torturës dhe krimin e luftës së vrasjes së paligjshme”, tha Ambos.

Gjykatësi tha se Apeli lë në fuqi dënimin me 6 vjet burgim për pikën 1 të aktakuzës, kurse anuloi vendimi me 16 vjet burgim për pikën 3 të aktakuzës. Kjo Gjykatë, dënoi Shalën me 13 vjet burgim në lidhje me pikën 4 të aktakuzës. Kurse, anuloi dënimin me 18 vjet burgim për po atë pikë akuzës dhe caktoi dënim me 13 vjet burgim.

Apeli anuloi dënimin unik me 18 vjet burgim të shpallur nga shkalla e parë dhe e dënoi Shalën me 13 vjet burgim, duke ia llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Nga ajo kohë, ai gjendet në paraburgim.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë./BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktivistja rikthen historinë e heronjve britanikë që shpëtuan familjen kosovare, reagon edhe Alicia Kearn

Historia e katër ushtarëve britanikë që në vitin 1999 e shpëtuan një vajzë nga dhunimi

Njohësit e drejtësisë i vlerësojnë të pritshme gjetjet në Raportin e Progresit

Një person tentoi të arratiset nga Pallati i Drejtësisë

Vazhdon largimi i shqiptarëve nga puna në komunat veriore

Vazhdon largimi i shqiptarëve nga puna në komunat veriore

Ekspertiza për viktimat, njohësit tregojnë nëse do të ketë ndikim në verdiktin e gjykatës

Pse “Cali” nuk arriti ta shihte babanë tij sa ishte i sëmurë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën