TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ibrahimi: Niveli qendror t’i mbajë larg duart nga autonomia lokale

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Ibrahimi: Niveli qendror t’i mbajë larg duart nga autonomia lokale

Ai ka thënë se Kuvendi komunal ka kompetencë ekzekutive për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale, ndërsa kryetari i Komunës mundet vetëm të nis procedurat përkatëse, raporton Ekonomia Online.

Për pronat komunale, Ibrahimi thotë se MAPL mund vetëm të shqyrtoj vendime por jo të ndërhyj në to. Për këtë, Ibrahimi kërkon me ngulm që niveli qendror t’i mbaj duart larg vendimeve të komunave.

Ai thekson se vendimi final për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim merret nga kuvendi komunal, ndërsa kryetari i komunës e ka në kompetencë vetëm fillimin e procedurave inicim.
“Kompetencë ekskluzive e komunave është për t’ia dhënë pronën e vetë në shfrytëzim një operatori ekonomik. Gjithashtu, ligji për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim neni 6 e saktëson se në çfarë mënyre dhe kohëzgjatjen e dhënies së pronës komunale në shfrytëzim. Duhet theksuar që çdo pronë komunale jepet me pëlqimin apo vendimin e anëtarëve të kuvendeve komunale. Domethënë kryetari e ka kompetencë vetëm fillimin e procedurave për inicim, e pastaj vendimin final e merr kuvendi komunal. Pra, kuvendi komunal është organi i cili mund ta jep pronën komunale në shfrytëzim”, ka thënë ai.

Ibrahimi tha se në shumicën e rasteve kryetarët e komunave ankohen se niveli qendror nuk po i kryen në kohë vendimet që duhet të shqyrtohen nga ministritë e ndryshme drejtuar nivelit lokal.

Sa i përket pronave komunale, ai thotë se MAPL nuk ka të drejtë të ndërhyje në vendime të komunave.

“Sipas analizave edhe tona po edhe të nivelit qendror del që mbi 95 për qind të vendimeve të kuvendeve komunale kur shkojnë për shqyrtim të ligjshmërisë në nivelin lokal janë në rregull. Është një përqindje jashtëzakonisht e vogël e vendimeve të cilat kthehen nga niveli qendror. Është aty kohëzgjatja se për çfarë kohe duhet të kthehet vendimi nga niveli qendror, në shumicën e rasteve kryetarët e komunave ankohen që niveli qendror nuk i kthen në afatin ligjor vendimet të cilat duhet të shqyrtohen nga ministritë apo dikasteret e ndryshme kundruall nivelit lokal.

Te çështja e pronës komunale, me ligjin mbi dhënien e pronës komunale është në mënyrë decidive e saktësuar që ligjshmërinë e vendimit e shqyrton Ministria e Pushtetit Lokal por jo të ndërhyj në vendim.

Ibrahimi ka folur edhe për rikthimin e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, për të cilin thotë se ka përfitime të mëdha për kryeqytetin.

Ai thotë se është për tu habitur se si disa ministra shkelin në kompetencat e komunave, ai thekson se janë edhe ligjet të cilat nuk e lejojnë ndërhyrjen e nivelit qendror.

“Mirëpo në përgjithësi ne habitemi si Asociacion i Komunave të Kosovës se si disa ministra e marrin guximin me vetëdije apo pa vetëdije të shkelin në kompetencat e autoriteteve lokale.”, tha ai.

Tags: komunatMAPLsazan ibrahimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur për president

Kurti për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit: Aksion që tejkaloi edhe imagjinatën

Kurti: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur për president

Kurti: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur për president

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, në fokus edhe çështja e Presidentit

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, në fokus edhe çështja e Presidentit

Angazhimi i FSK-së në Gaza, hap strategjik për forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Angazhimi i FSK-së në Gaza, hap strategjik për forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se tre persona mbeten të vrarë nga sulmet iraniane

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se tre persona mbeten të vrarë nga sulmet iraniane

Boksierja Sadiku fiton meçin tjetër në Bullgari

Donjeta Sadiku triumfon në “Strandja”

Të paktën gjashtë persona të vrarë në Izrael nga sulmi hakmarrës i Iranit

Të paktën gjashtë persona të vrarë në Izrael nga sulmi hakmarrës i Iranit

Arabia Saudite dënon ashpër sulmin iranian ndaj Riadit, thërret ambasadorin

Arabia Saudite dënon ashpër sulmin iranian ndaj Riadit, thërret ambasadorin

Kurti: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur për president

Kurti për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit: Aksion që tejkaloi edhe imagjinatën

Presidenti iranian: Vrasja e Khameneit është “një luftë e hapur kundër myslimanëve”

Presidenti iranian: Vrasja e Khameneit është “një luftë e hapur kundër myslimanëve”

SHBA-ja dhe Britania u bëjnë thirrje qytetarëve dhe stafit diplomatik në Gjirin Persik të strehohen në vend

SHBA-ja dhe Britania u bëjnë thirrje qytetarëve dhe stafit diplomatik në Gjirin Persik të strehohen në vend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën