TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Murseli: Iu betohem unë dhe fëmijët nuk ishim në veturë kur u vra Liridona

by teve1
3 orë ago
1
A A
Murseli: Iu betohem unë dhe fëmijët nuk ishim në veturë kur u vra Liridona

Në Gjykatën Themelore të Prishtinë gjatë dhënies së mbrojtjes së tij, i akuzuari, Naim Murseli tregoi për veprimet që kishte ndërmarrë në natën kritike ku mbeti e vrarë ish-bashkëshortja e tij, Liridona Ademaj.

Ai para trupit gjykues u betua se ai dhe fëmijët nuk ndodheshin në veturë kur u vra Liridona.

Madje, ai u shpreh se nuk ishte kthyer tek ish-bashkëshortja pasi fëmijët nuk ia lëshonin dorën sepse ishin të frikësuar.

Derisa merrej në pyetje nga avokati i tij, Naim Murseli deklaroi se kur kishte shkuar për të darkuar me familjen e tij në restaurant dhe as jashtë nuk e kishte parë Granit Plavën.

“Atë natë më 29 nëntor kur kam shkuar në Ento kuça nuk e kam parë Granit Plavën as në restaurant, as jashtë, as makinën unë nuk e kam parë Granit Plavën betohem në asnjë moment dhe ajo video nuk ka asgjë lidhje me ndonjë shenj apo diçka”, tha ai.

I akuzuarit, Naim Murseli thotë se vrasjen e gruas të tij nuk e ka menduar asnjëherë, dhe se nuk ka qenë tip problematik.

“Nuk kam pas asnjëherë qëllim unë me ble një armë dhe me u vra gruaja ime asnjëherë.. Kurrë vrasjen e gruas time nuk e kam menduar“ ,tha ai.

Kur u pyet nga avokatit i tij, Shemsedin Piraj për akuzën se me dy të akuzuarit tjerë, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava kishte marrëveshje për vrasjen e Liridonës, ai u shpreh “lartë qoftë“,deklaroi ai.

Sipas tij nuk ka pas marrëveshje me Kokallën dhe Plavën për vrasjen e Liridona Ademaj.

“Larg qoftë, nuk ka asnjë marrëveshje as paraprake asnjëheër nuk ka marrëveshje për ta vrarë Liridonën”, tha shkurt ai.

Teksa tregoi se çfarë kishin bërë gjatë rrugës pasi po ktheshin nga darka, i akuzuari, Naim Murseli tha se ishte ndalur në dyqan për të blerë vezë dhe pasi kishte vazhduar në drejtim të shtëpisë për në Bërnicës iu kishte dal para makinës një person i maskuar i cili ishte afruar tek dritarja ku ishte ulur tashmë e ndjera Liridona Ademaj.

Ai thotë se kishte menduar se personi i maskuar kishte qëllim grabitjen dhe për këtë arsye kishte dal nga makina bashkë me fëmijët dhe kishte vrapuar duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

“Kam menduar se po grabitet vetura dhe për këtë arsye kam dal prej veturës. Kur kam dal nga vetura më ka thënë telefonin dhe e kam zgjat dorën mbi tavanë të veturës dhe e ka marr telefonin tim. E kam hap derën e kerrit të fëmijët, fëmijët kanë vrapuar dhe unë kam vrapuar pas tyre duke menduar se kur të largohem unë ai lëshon rrugën prej Liridonës dhe merr kerrin. Dhe pas vetëm disa sekonda kam dëgjuar krismën mua më janë dukur sikur dy krisma në atë moment dhe unë kam menduar se po shtien në drejtim tonin dhe nuk kam guxuar të kthehem prapa kam vazhduar të vrapoj me fëmijët dhe kur pushoi dhe pas disa sekonda e kthej kokën prapa e shoh që Liridona nuk është askund dhe në atë moment vjen vetura e zezë ajo që ishte në pamje dhe në atë moment makina vjen në drejtim timin dhe fëmijëve ishte shumë afër për të na goditur”, theksoi ai.

Murseli ka mohuar se e ka mbajtur me dorën Liridonën në momentin kur është shtënë në drjetim të saj.

Ai madje betohet se as ai dhe as fëmijët në momentin e vrasjes nuk ndodheshin në makinë.

“Unë në aktakuzë akuzohem që e kam mbajtur me dorë gruan time në momentin e saj të jetës..ju betohem që Naim Murseli as në makinë nuk ka qenë kur është vrarë Liridona as unë as fëmijët, iu betohem kjo është e vetmja e vërtetë, ajo që thotë prokurorja është shpifje, Kjo është ideja e rikonstruimit të vendit të ngjarjes”, tha ai.

I akuzuari, Naim Murseli gjatë dhënien së mbrojtjes së tij tha se nuk ishte kthyer tek Liridona pasi fëmijët ishin të frikësuar dhe nuk ia lëshonin dorën.

“kur doja të kthehesha tek Liridona fëmijët nuk ma lëshonin dorën sepse frikësoheshin kanë qenë tri shtëpi aty unë vrapoj tek dyert e shtëpive dhe bërtas nuk e hap askush në ato tri shtëpi nuk doli askush nuk na hapi derën askush doli një grua në shtpinë e fundit në dritare e moshuar ishte dhe i them lajmëroi policinë dhe ajo më thotë nuk di dhe kjo është arsyeja pse kam vazhduar tek marketit sepse nuk mora ndihmë“, deklaroi ai.

Në nisje të mbrojtjes së tij, i akuzuari, Naim Murseli deklaroi se me Liridona Ademaj kishin një martesë të lumtur.

Ai mohoi të ketë ushtruar dhunë ndaj saj, madje sipas tij as ftohje në marrëdhënien e tyre martesore nuk ka pasur.

Liridona Ademaj vdiq më 29 nëntor 2023, në ora 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK mban konferencë për media

PDK kundërshton rritjen e energjisë deri në 21%: Goditje e rëndë për familjet kosovare

MAShTI reagon për aktakuzën ndaj 12 zyrtarëve të saj: S’kemi pranuar njoftim zyrtar

MAShTI reagon për aktakuzën ndaj 12 zyrtarëve të saj: S’kemi pranuar njoftim zyrtar

Prokuroria në Pejë në pritje të raportit policor pas rinumërimit të votave

Prokuroria në Pejë në pritje të raportit policor pas rinumërimit të votave

Nga një muaj paraburgim për 15 të dyshuarit për manipulimin e votave në Malishevë

PDK mban konferencë për media

PDK kundërshton rritjen e energjisë deri në 21%: Goditje e rëndë për familjet kosovare

MAShTI reagon për aktakuzën ndaj 12 zyrtarëve të saj: S’kemi pranuar njoftim zyrtar

MAShTI reagon për aktakuzën ndaj 12 zyrtarëve të saj: S’kemi pranuar njoftim zyrtar

Prokuroria në Pejë në pritje të raportit policor pas rinumërimit të votave

Prokuroria në Pejë në pritje të raportit policor pas rinumërimit të votave

Nga një muaj paraburgim për 15 të dyshuarit për manipulimin e votave në Malishevë

Komisioni Evropian pa zgjidhje për transportuesit rajonalë

Komisioni Evropian pa zgjidhje për transportuesit rajonalë

Ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Mali i Zi heq bllokadën e kamionëve

AME: Lumenjtë e degraduar po rrezikojnë qytetarët

AME: Lumenjtë e degraduar po rrezikojnë qytetarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën