TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Imeri: Abdixhiku do të rizgjidhet kryetar i LDK-së, dorëheqja ishte “sa për sy e faqe”

by teve1
4 muaj ago
2
A A
Imeri: Abdixhiku do të rizgjidhet kryetar i LDK-së, dorëheqja ishte “sa për sy e faqe”

Politologu, Dorajet Imeri e ka vlerësuar si formale dhe pa efekt real politik dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se ajo është bërë vetëm për të zbutur tensionet pas rezultatit të dobët zgjedhor të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Imeri është shprehur i bindur se Abdixhiku do të zgjidhet sërish kryetar i LDK-së në Kuvendin e partisë që do të mbahet të shtunën, më 31 janar.

“Mua më duket se dorëheqja e Lumir Abdixhikut është sa për sy e faqe në kuptimin politik, vetëm për të zbrapsur disi tensionin e madh që u krijua pas rezultatit zgjedhor. Struktura që vendos për fatin e tij përbëhet kryesisht nga njerëz të vendosur prej tij, andaj një dorëheqje e tillë nuk prodhon rezultat real dhe nënkupton që ai do të jetë sërish kryetar partie të shtunën”, ka thënë Imeri.

Ai ka shtuar se zhvillimet e fundit tregojnë për përçarje të brendshme në LDK, duke përmendur faktin se ka më shumë se një kandidat për kryetar, si dhe kritikat e ashpra ndaj Abdixhikut nga anëtarja e partisë, Hykmete Bajrami.

Sipas Imerit, megjithëse përgjegjësia për humbjen në zgjedhje nuk i takon vetëm Abdixhikut, barra kryesore bie mbi udhëheqësin e projektit politik.

“Nuk ka qenë tërësisht faji i Abdixhikut për rezultatin e zgjedhjeve, por natyrisht pjesa më e madhe e përgjegjësisë i takon atij që i prin projektit politik. Në LDK mungon debati i thellë dhe përmbajtësor, e mbi të gjitha mungon orientimi strategjik. LDK-ja ka një histori të jashtëzakonshme, por e keqja është se ka mbetur vetëm me histori, pasi tash e më shumë se 20 vjet nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje në nivel nacional. Fakti që ka më shumë se një kandidat të propozuar për kryetar, kërkesa e Avdullah Hotit për të kërkuar besimin e partisë në Kuvendin e këtij subjekti, si dhe qëndrimi i ashpër i nënkryetares Hykmete Bajrami ndaj Abdixhikut, duke kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të tij, më shtyn të besoj se në LDK tashmë ka filluar një përçarje e madhe dhe e dukshme”, ka deklaruar Imeri.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur Kuvendin e partisë për 31 janar në orën 12:00.

Mbledhja e Kuvendit të LDK-së vjen pas ofrimit të dorëheqjes nga kryetari aktual Lumir Abdixhiku, i cili pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor tha se është i gatshëm të dorëhiqet, por dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë duhet ta aprovojë Kuvendi.

Në ndërkohë, deri tani, kandidaturën për kryetar të LDK-së e ka shpallur vetem Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK përkujton 17 majin në Kompleksin Memorial të Jabllanicës: Nderim për të rënët

Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para

Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para

Haradinaj nga Shqiponja: Të rënët për liri mbeten frymëzim dhe udhërrëfyes për angazhimet e sotme për Kosovën

Haradinaj nga Shqiponja: Të rënët për liri mbeten frymëzim dhe udhërrëfyes për angazhimet e sotme për Kosovën

PDK gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit, thotë se s’ka vija të kuqe për asnjërën parti

Edhe Hamza mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup për gjuhën shqipe

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?

Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia nis hetimet

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia nis hetimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën