TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?

by teve1
3 orë ago
2
A A
Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?

Pjesëmarrja e Kosovës si vend themelues në Bordin e Paqes për Gazën, mekanizëm i iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump, po shihet si një mundësi e mirë për forcim të pozitës ndërkombëtare të vendit, si dhe për lobim diplomatik te vendet mosnjohëse.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte njëra nga 19 udhëheqësit botërorë që nënshkruan themelimin e këtij bordi të enjten e 22 janarit ne Davos të Zvicrës, i cili synon rindërtimin e Gazës pas luftës dyvjeçare shkatërruese.

Në këtë iniciativë multilaterale janë përfshirë shtete nga rajone të ndryshme të botës, mes tyre edhe shtatë vende mosnjohëse të Kosovës, si Argjentina, Azerbajxhani, Indonezia, Pakistani, Mongolia dhe Uzbekistani.

Ish-diplomatja Alma Lama e vlerëson pjesëmarrjen e Kosovës si pozitive, por shpreh rezerva lidhur me qartësinë dhe rezultatet konkrete të kësaj iniciative.

Megjithatë, Lama thekson se vlera kryesore e këtij forumi për Kosovën qëndron në mundësinë për të kontaktuar drejtpërdrejt me liderë të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

Ajo konsideron se kjo platformë mund të shfrytëzohet për të kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që ato të ushtrojnë ndikim te aleatët e tyre për njohje të reja të Kosovës.

“Ishte mirë që edhe Kosova është prezente, por sigurisht që mbetet për t’u parë se si dhe çfarë do të sjellë kjo iniciativë. A do të mbetet vetëm një iniciativë e cila nuk do të prodhojë ndonjë gjë konkrete, apo thjesht do të jetë një iniciativë që do të merret drejtpërdrejt me ndërtimin e Gazës. Nuk është shumë e qartë, për momentin asgjë nuk është shumë e qartë në lidhje me këtë. Sigurisht që është një lloj forumi i mirë për të kontaktuar me liderë të vendeve që nuk e njohin Kosovën dhe, në radhë të parë, për të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – dhe nuk e di nëse këtë e ka bërë zonja Osmani në këto takime – që të kërkojë nga këto shtete, që janë aleate të ngushta të SHBA-së, njohjen e Kosovës. Domethënë, ky është një forum i mirë për të lobuar në lidhje me këtë çështje, mendoj. Kështu që kjo ishte, unë mendoj që e vetmja vlerë që shoh është kjo e rëndësishme, sepse Kosova nuk do ta ketë mundësinë as të kontribuojë në aspektin material në Lindjen e Mesme”, thekson ajo për KosovaPress.

Edhe ish-diplomati Albert Prenkaj e sheh pjesëmarrjen e Kosovës në këtë platformë si të rëndësishme, veçanërisht për shkak të afërsisë me SHBA-në. Sipas tij, Bordi i Paqes, ashtu siç është prezantuar nga presidenti Trump, mund të sfidojë edhe rolin tradicional të Kombeve të Bashkuara.

Prenkaj thekson se synimi afatgjatë i Kosovës mbetet rritja e numrit të njohjeve ndërkombëtare, në mënyrë që të arrijë një numër kritik shtetesh që do t’i hapte rrugë aplikimit për anëtarësim në OKB. Në këtë kontekst, sipas tij, afrimi apo rikthimi më i fuqishëm i Kosovës në orbitën e SHBA-së shihet si zhvillim pozitiv.

“Pjesëmarrja e Kosovës në këtë platformë dhe pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka një rëndësi të saj. Kjo platformë do të jetë, siç thotë edhe presidenti Trump, mund të sfidojë OKB-në. Kosova ka synuar sa më shumë njohje, në mënyrë që të vijë te një numër kritik i shteteve që e kanë njohur Kosovën dhe do t’i mundësonte Kosovës që të aplikonte për t’u anëtarësuar në OKB. Përafrimi me SHBA-në apo rikthimi në orbitën e SHBA-së mund të shihet si diçka pozitive”, deklaron ai.

Përveç lobimit diplomatik, Lama vlerëson se Kosova mund të kontribuojë edhe me përvojën e saj në procesin e shtet-ndërtimit dhe menaxhimit të periudhës së pasluftës. Ajo përmend përvojën me administrimin ndërkombëtar të UNMIK-ut si një shembull që mund të shërbejë për vende të tjera që dalin nga konflikti, nëse një kontribut i tillë i kërkohet Kosovës.

“Përvojën e shtet-ndërtimit Kosova mund ta ndajë me shumë vende që janë në konflikt, sigurisht nëse ajo i kërkohet. Ka shumë çfarë për të treguar. Sigurisht që konfliktet janë të ndryshme, kanë karaktere të ndryshme. Kosova ka pasur përvojën e Kombeve të Bashkuara, të UNMIK-ut, pra se si organizatë ndërkombëtare, e cila i ka hedhur themelet e shtetit të Kosovës, ka menaxhuar situatën e pasluftës”, thotë ajo.

Në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes në Davos të Zvicrës, morën pjesë udhëheqës nga gjithsej 20 shtete, të cilat janë pajtuar t’i bashkohen kësaj nisme.

Në ceremoni morën pjesë udhëheqës nga Kosova, Bahrejni, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Egjipti, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Mongolia, Pakistani, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistani. Që të gjitha këto shtete janë pajtuar që t’i bashkohen Bordit të Paqes.

Bordi i Paqes është një mekanizëm ndërkombëtar, i parashikuar në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në nëntor 2025, që synon të mbikëqyrë administrimin e përkohshëm të Gazës dhe rindërtimin e institucioneve civile.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Kufomat ishin në fund të pusit” – Pantiq dhe Zariq përballen me dëshminë e Ylber Lipës

“Kufomat ishin në fund të pusit” – Pantiq dhe Zariq përballen me dëshminë e Ylber Lipës

Bislimi thotë se nuk ka rezultat në rrugën drejt normalizmit

Bislimi: Arritëm ta funksionalizojmë Komisionin e përbashkët për Personat e Pagjetur

Komuna e Prishtinës mbetet pa vetura

Drejtoria e Arsimit paralajmëron  masa për ligjëratën mbi Gjykatën Speciale në shkollën “Xhevdet Doda”

Nis takimi Kosovë – Serbi për jetësimin e komisionit për të pagjeturit

Nis takimi Kosovë – Serbi për jetësimin e komisionit për të pagjeturit

“Kufomat ishin në fund të pusit” – Pantiq dhe Zariq përballen me dëshminë e Ylber Lipës

“Kufomat ishin në fund të pusit” – Pantiq dhe Zariq përballen me dëshminë e Ylber Lipës

Një tjetër ish-lojtar i Vllaznisë bashkohet me Bërdariqin, Çoba nënshkruan me Drenicën

Një tjetër ish-lojtar i Vllaznisë bashkohet me Bërdariqin, Çoba nënshkruan me Drenicën

Bislimi thotë se nuk ka rezultat në rrugën drejt normalizmit

Bislimi: Arritëm ta funksionalizojmë Komisionin e përbashkët për Personat e Pagjetur

Komuna e Prishtinës mbetet pa vetura

Drejtoria e Arsimit paralajmëron  masa për ligjëratën mbi Gjykatën Speciale në shkollën “Xhevdet Doda”

Nis takimi Kosovë – Serbi për jetësimin e komisionit për të pagjeturit

Nis takimi Kosovë – Serbi për jetësimin e komisionit për të pagjeturit

Zyrtare: Casemiro do të largohet nga Manchester United në verë

Zyrtare: Casemiro do të largohet nga Manchester United në verë

Xhandarmeria turke sekuestron 860 kilogramë narkotikë

Xhandarmeria turke sekuestron 860 kilogramë narkotikë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën